Në ditën e 13-të të protestës masive, qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ‘Skëndërbe’, për të vijuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ tek Kryeministria.
Përgjatë 12 ditëve të shkuara, qytetarët kanë shënuar pjesëmarrje rekord në protestë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.
Paralelisht me protestën e qytetarëve, kryeministri ka organizuar një antimiting këtë të premte, për të shënuar 35 vjetorin e PS në Tiraë.
Të shumtë janë shqiptarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pikënisja për protestën masive qytetare u bë Zvërneci.
Protesta ka thyer kufijtë e Shqipërisë, ndërsa tubime të shqiptarëve janë parë edhe nga diaspora jashtë vendit, të cilët kërkojnë gjithashtu largimin e Ramës.
© SYRI.net