Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

FOTO/ Rama detyron patronazhistët ta dëgjojnë në këmbë, nuk lejon mediat, mbyll edhe lokalet e zonës

FOTO/ Rama detyron patronazhistët ta dëgjojnë në këmbë, nuk lejon mediat, mbyll edhe lokalet e zonës

19:32, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama i detyroi patronazhistët dhe administratën e tij ta dëgjonin në këmbë teksa fliste në sheshin ‘Italia’ në 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Patronazhistët ishin urdhëruar që të qëndronin në këmbë gjatë të gjithë aktivitetit, që në fakt ishte thjesht një fjalim i kryeministrit Edi Rama.

Në këtë tubim patronazhistësh nuk pati asnjë fjalim tjetër, por u transmetuan disa materiale filmike.

Fjalimi i Ramës u transmetua nga një regji, kurse mediat e tjera nuk u lejuan të futen brenda perimetrit të mbrojtur me forca të shumta policore.

Po ashtu, baret dhe lokalet në anën e stadiumit janë mbajtur të mbyllura gjatë zhvillimit të mbledhjes.

Ky izolim i partisë së krimit nuk është parë ndonjëherë në kaq dekada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco