Taulant Ballës pasi i dolën në mexhlis mesazhet e brendshme të grupit në WhatsApp të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i është caktuar edhe një detyrë tjetër nga Edi Rama. Ai ka marrë përsipër të denigrojë protuestuesit e mbledhur në bulevard për të dhjetën ditë me radhë.
“Mbrëmë thashë rreth 2 mijë pjesëmarrës. Më thatë e ke gabim. Një pyetje kam sa janë sonte? Se ky plan nuk të le të gabosh”, shkruan Balla teksa publikon pamje me dron të protestës.
Dy ditë më parë kujtojmë që Taulant Balla bëri edhe një gafë tjetër të rëndë. Publikoi foto të një makine me targa serbe në Zvërnec, duke akuzuar se në protestë janë të përfshirë edhe elemëntë jashtë vendit.
Në fakt makina ishte e agjencisë së lajmeve Reuters, e cila kishte mbërritur nga zyra e tyre në Beograd drejt Vlorës për të ndjekur protestën.
Është e qartë se Rama dhe oborrtarët e pushtetit të tij janë në një parehati të madhe me këtë situatë. Prandaj po bëjnë c’mos të ulin rëndësinë e protestës dhe të zvogëlojnë numrat./Lapsi.al
© SYRI.net