VIDEO/ Strazimiri: Demokratët kanë 13 vite në rrugë, më në fund populli është ngritur i gjithi

21:50, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në një intervistë në emisionin “A Show” me Adi Krastën në SYRI TV, ka deklaruar se opozita dhe mbështetësit e saj kanë qenë në protestë për më shumë se një dekadë kundër qeverisë aktuale, ndërsa sipas tij “populli më në fund është ngritur”.

Sipas tij, situata aktuale përfaqëson një moment kulmor të pakënaqësisë qytetare.

Strazimiri theksoi gjithashtu se Partia Demokratike ka një rol të qartë në këtë situatë, duke nënvizuar se protestat nuk duhet të keqinterpretohen ideologjikisht.

Ai shtoi se sipas tij, përpjekjet për të relativizuar sistemin demokratik nuk përbëjnë zgjidhje për problemet sociale.

‘Partia Demokratike mezi e ka pritur këtë moment, ka 13 vjet të gjithë demokratët, ata 500-600 mijë që sapo thatë dhe ju, që janë në rrugë, janë në rrugë përballë këtij maskarai, tradhtari, antipatrioti, që e ka përdorur këtë vend si plaçkë shkëmbimi për të ruajtur pushtetin.

Më në fund, populli është në rrugë.

Mbas 13 vitesh që i thoshte popullit nuk është ngritur se rrugaçësh, populli është ngritur. I është ngritur dhe është në rrugë.

Partia Demokratike ka një detyrë, e kemi thënë që në momentin e parë.

Kjo nuk është një protestë antikapitaliste. Kjo

nuk është një protestë antidemokraci.

Kjo nuk është një protestë ku marksistët mund ta marrin dhe t'i rikthejnë rininë... t'i thonë këtij populli dhe kësaj rinie që problemi është demokracia, që është liria që kemi ne problem.

Kemi qenë më mirë kur ishim të kolektivizuar, të kooperativizuar dhe e kishim larg Amerikën, biznesin dhe këto të tjerat.

Padrejtësitë sociale që sjell çdo sistem lirie dhe demokratik nuk rregullohen duke shitur lirinë, duke ia dorëzuar lirinë në dorë atyre që deri dje të caktonin...

Një pjesë e mirë e këtyre që marrin mikrofonin sot atje në protestë janë, e kam parë, vijnë nga zona që nuk lejoheshin prindërit e tyre kur i kanë konceptuar, nuk i lejonin të hanin më shumë se 6 muaj bukë gruri në vit, 6 muaj të tjerë duhet të hanin bukë misri’, tha ndër të tjera deputeti Gent Strazimiri në SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco