Dita e 10-të e protestës/ Shqiptarët lumë në bulevard e rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

21:34, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra protestues vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës me thirrjen në kor për të dhënë dorëheqjen Edi Rama.

Janë të shumtë protestuesit, kryesisht të rinj të cilët ndërsa marshojnë bëjnë dhe thirrje të tjerëve të bashkohen në protestën vendimtare për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Protesta kryesohet nga një grup protestuesish të cilët mbajnë flamujt kuq e zi.

'Rama jepe dorëheqjen! O Erion o legen prite Ramën se po vjen' 'Revolucion!' 

Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe vijon edhe tani (ora 21:30). 

Sot për ditën e 10-të me rradhë kanë vijuar protestat qytetare me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Gjatë protestës para kryeministrisë, qytetarët akuzuan Edi Ramën për korrupsion madhor dhe artikuluan kërkesën për krjimin e një qeverie kujdestare deri në zgjedhjet e reja. 

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters transmetoi në kohë direkte protestën për ditën e dytë rresht. Si zakonisht në kryeqytet, qytetarët nisën marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej dhe më pas drejtohen drejt godinës së kryeministrisë ku u mbajtën fjalime. Protestuesit në fjalimet e tyre kanë akuzuar qeverinë si të zhytur në korrupsion, teksa kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Protestave anti-qeveritare i është bashkuar edhe qyteti i Lezhës, ku për ditën e parë qindra qytetarë janë mbledhur duke kërkuar largimin e shefit të qeverisë shqiptare. 

Ndërkohë edhe në Fushë Krujë me thirrjet për dorëheqjen e kryemionistrit Edi Rama, qytetarët janë ngritur për ditën e parë në protestë.

Qytetarët korçarë kanë vazhduar protestën e tyre për ditën e pestë me rradhë, teksa me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Rama kanë marshuar nga Pedonalja e qytetit.

Protestat kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij kanë vazhduar edhe në Elbasan, Gjirokastrë, Lushnje, Krujë dhe qytete të tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco