‘Rama jepe dorëheqjen’ jehon mbrëmjen e sotme në të gjithë rrugët e Tiranës. Lumi i protestuesve të cilët sot ishte shumë më i madh se protestat e tjera u zhvendos nga kryeministria nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës.
Syri sjell një video të marshimit protestë në rrugën e Kavajës. E ndërsa koka e lumit të njerëzve që protestojnë është tek sheshi ’21 dhjetori’ fundi është tek bashkia e Tiranës.
Marshimi protestë ka vijuar më pas dhe tek 'Vasil Shanto' ndërsa lumi i njerëzve shkon deri tek 9-katëshet.
Në kor ata thërrasin: 'Shqipëri e re!', 'Poshtë diktatura!' 'Rama jepe dorëheqjen!'
Ajo që vihet re është se protestuesit janë të rinj dhe të reja.
Protesta është shumë qytetare dhe nuk ka asnjë incident.
© SYRI.net