Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të mëdha që nga nisja e saj.
Në ditën e saj të 11-të, protesta po dëshmon se presioni, sulmet verbale dhe përpjekjet për delegjitimimin e protestuesve nuk kanë prodhuar efektin që priste qeveria.
Përkundrazi, çdo deklaratë e Edi Ramës kundër qytetarëve që protestojnë duket se ka shërbyer si një nxitje shtesë për mobilizim.
Mijëra qytetarë i janë bashkuar edhe sot tubimit, duke e kthyer bulevardin përpara Kryeministrisë në një demonstrim force dhe qëndrese kundër qeverisë së Edi Ramës.
© SYRI.net