Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Ersekë, ku humbi jetën një fëmijë vetëm 3 vjeç dhe nëna e tij mbeti e plagosur, ka tronditur banorët e zonës. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Kamenicë, ndërsa banorët shprehen se ky nuk është rasti i parë i aksidenteve në këtë segment rrugor.
Një banore e zonës, e cili mbërriti menjëherë në vendngjarje pas aksidentit, ka rrëfyer momentet e para pas përplasjes.
“Dëgjova zhurmën. Sapo kishin ikur nga shtëpia ime dhe dëgjova krismën, dy zhurma të mëdha. Erdha menjëherë këtu dhe pashë fëmijën të shtrirë në asfalt. E ëma po qante mbi të, e mbuluar krejt me baltë”, tregon ai.
Sipas dëshmitarit, banorët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë të miturit deri në mbërritjen e ambulancës.
“E ndihmuam. I hodhëm ujë, i vumë alkool që të merrte frymë, por ai nuk reagonte”, shprehet banori.
Ai tregon se në vendngjarje ndodhej edhe drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin.
“Atje ishte edhe drejtuesi i mjetit. Po rrinte me ne. Çfarë të bënte? Të gjithë ishim mbledhur aty. Ai tha se nuk ishte me shpejtësi dhe se nuk e kuptonte si kishte ndodhur ngjarja”, rrëfen dëshmitarja.
Sipas informacioneve paraprake, nëna dhe fëmija po ecnin në anë të rrugës drejt banesës në momentin kur u përplasën nga automjeti. Banorja thotë se aksi është problematik.
"Nëna dhe fëmija po iknin në anë të rrugës. Iknin për në shtëpi, e kanë shtëpinë atje matanë. Kjo rrugë është gjithmonë problem. Këtu është gjithmonë, janë bërë aksidente. Edhe vjet u bë aksident këtu më këtu më poshtë. Si vjet këtu, një vit atje më poshtë, çdo vit. Duhen bërë pengesa' tregon banorja.
© SYRI.net