Heqja e sanksioneve ndaj Berishës/ Boçi: PD me një start të ri, jemi partia më pro-amerikane dhe pro-kombëtare

16:58, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka nisur një rrugëtim të ri politik, duke premtuar një ndryshim thelbësor në qasjen dhe komunikimin me qytetarët.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se pas një periudhe të gjatë, partia tashmë ka gjetur një strategji të re për të dalë nga kjo situatë.

Sanksionimi i Berishës, i cili siç theksoi Boçi, është përdorur si bazë për sulme politike, linçime dhe akuza nga më të ndryshmet, tashmë po trajtohet si një padrejtësi që duhet kthyer mbrapsht tek akuzuesit.

Sipas tij, PD mbetet thellësisht pro-amerikane dhe pro-kombëtare, duke e lënë pas këtë kapitull për t'u fokusuar në një start të ri dhe transparent para opinionit publik dhe ndërkombëtar.

 Teksa foli dhe për protestat masive që po zhvillohen në bulevard, nënkryetari i PD theksoi se pakënaqësia qytetare ndaj qeverisë ka arritur kulmin.

Synimi final dhe i panegociueshëm i kësaj lëvizjeje qytetare dhe politike, shtoi ndër të tjera zyrtari i lartë i PD, është rrëzimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie kujdestare, e cila do t'i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Është ndryshim qasje ndaj Partisë Demokratike dhe është një bazë nisje e komunikuese politike me qytetarët dhe me vetë Partinë Demokratike, krejt e ndryshme nga ajo çka qenë më përpara. Pasi duam s'duam ne, ajo hija e cenimit të papranueshëm gjoja në Shtetet e Bashkuara ndikonte dhe tek qytetarët, por ndikonte edhe tek anëtarët e Partisë Demokratike. Dhe të pasurit të një sanksionimi të tillë ndaj zotit Berisha, nuk ishte thjesht pjesë e një debati politik. E dimë, duhet të themi, ka qenë baza e nisjes e të gjitha sulmeve, linçimeve, akuzave, helmimeve të natyrave të ndryshme politike, juridike, akuzuese dhe që kanë ndërtuar të gjithë retorikën dhe qëndrimet ndaj opozitës në tërësi, ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj zotit Berisha në veçanti.

Pra jemi gjendur vazhdimisht në një sulm krejtësisht të padrejtë i cili dhe ka dhënë një lloj rezultati jo të përputhshëm me atë që ne kërkonim, për të cilin kemi punuar vazhdimisht dhe për të cilin ndoshta kishte pritshmëri nga ajo pjesë që i ka qëndruar korrekt edhe besnike Partisë Demokratike dhe zotit Berisha. Dhe të vërtetës e cila tashmë ka dalë në zbuluesen e saj, zoti Berisha nuk është më i sanksionuar, nuk është më i sanksionuar jo si dëshirë subjektive e një administrate, por në bazë të fakteve, të vërtetave dhe të provave. Dhe të gjitha akuzat që janë ndërtuar për të, rrëzohen sikurse të gjitha akuzat, balta e hedhur mbi Partinë Demokratike duhet të kthehet mbrapsht. Dhe që sot ne jemi në një start pse jo ta themi të ri, në atë mënyrën se si ne dalim ballëhapur para qytetarëve dhe para publikut, por edhe para faktorit dhe opinionit ndërkombëtar.

Pra është një ndryshim i cili ndoshta nuk duhet pritur me enfazë, sepse njeriu duhet të jetë i kujdesshëm kur menaxhon sukseset, duhet pritur me logjikë dhe duhet të përkthehet në një reflektim total të mënyrës se si Partia Demokratike pas kësaj do ndërtojë edhe atë që unë e përcaktova si komunikim politik, por dhe atë që do realizojë si aksion politik. Shumëplanësh, që lidhet edhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, në aspektin e organizimit të brendshëm dhe në aspektin e komunikimit me vetë qytetarët nëpërmjet atyre formave që tashmë i kemi demonstruar por që duhet të pasurohen. Pasi e vërteta jonë është e tillë që në të gjithë momentet e ekzistencës dhe të betejës politike, Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një forcë pro-amerikane, një forcë pro-kombëtare dhe që në punën e saj dhe në vizionin e saj ka kërkuar dhe ka dëshmuar që ka punuar për të mirën e vendit dhe të shqiptarëve.

Protesta është një reagim i fortë qytetar, ka qenë vazhdimisht i thirrur nga ana e Partisë Demokratike, i kërkuar, mos themi i lutur vazhdimisht në aksionin tonë politik edhe në protestat tona. I jemi drejtuar gjithmonë asaj pjese të heshtur të qytetarëve që t'i bashkohet këtij zemërimi sepse konkretisht siç është zbuluar, jeta e tyre nuk është kaq e mirë sa ç'e paraqesin mediat e Ramës, nuk është kaq e lumtur sa ç'del nga deklarimet e kryeministrit apo të qeverisë. Nuk është e inkuaduar në ato shifra treme që promovon vazhdimisht qeveria, por është një realitet krejt tjetër, një realitet i cili ka shpërthyer tanimë dhe që ka kërkuar këtë reagim që sot është.

Dhe është e pritshme, është e mbështetur, e përkrahur nga Partia Demokratike si protestë qytetare. Dhe unë mendoj që pavarësisht diversitetit që ka aty brenda, ajo ka një qëllimësi që duhet të vazhdojë dhe që nuk duhet të konfondohet përgjatë këtyre ditëve. Dhe qëllimësia është e saktë: rrëzimi i Ramës, largimi i tij, krijimi i një qeverie kujdestare e cila realizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku secila nga forcat politike, qofshin këto tradicionale apo të reja, paraqesin vizionet dhe programet e tyre dhe kërkojnë mbështetje nga elektorati. Dhe në qoftë se ne flasim sot për një protestë kundër sistemit, duhet ta ndajmë mirë kundër kujt sistemi sepse ka shumë konfondim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco