Ndërsa Shqipëria proteston, Rama ekspozohet në Centre Pompidou-Metz

Ndërsa Shqipëria proteston, Rama ekspozohet në Centre Pompidou-Metz

13:26, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Sonila Meço 

Përpos antimitingut të thirrur sot nga Rilindja, një pamje surrealiste vjen nga Centre Pompidou-Metz, një nga qendrat më të rëndësishme të artit modern dhe bashkëkohor në Europë, ku mu bash në ditët e protestave të jashtëzakonshme me jehonë si kurrë më parë ndërkombëtare për dorëheqjen e tij, Kryeministri shqiptar shfaqet në një ekspozitë shoqëruar me këtë shënim:

“Për Edi Ramën, vizatimi buron nga “nevoja për të gjetur një ekuilibër mes vështrimit të brendshëm dhe atij të jashtëm”. Në frymën e vizatimit automatik, që synon të zbulojë pavetëdijen, dhe për të përmirësuar përqendrimin dhe aftësinë e tij për të dëgjuar, artisti vizaton gjatë mbledhjeve dhe telefonatave, madje edhe brenda zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë.

Duke përdorur ngjyrën si një mjet për krijimin e lidhjeve shoqërore, Edi Rama synon të frymëzojë një ndjenjë përkatësie dhe të krijojë komunikim mes qytetarëve.

Në ekspozitën “E Diel Pa Fund” (Dimanche sans fin), Edi Rama paraqet bashkimin e një skulpture qeramike dhe një paravani të qëndisur me dorë, të realizuara posaçërisht për projektin, dialogu mes të cilave krijon një lojë mbi kufijtë e hapur të Wrong Gallery.

Çfarë sarkazme therëse, çfarë parodie e turpshme!

Teksti flet për:

- “aftësinë për të dëgjuar”,

- “krijimin e komunikimit mes qytetarëve”,

- “ndjenjën e përkatësisë”,

- “artisti vizaton gjatë mbledhjeve dhe telefonatave, madje edhe brenda zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë”.

A ka provokim më të rëndë se ky mu bash kur The Guardian shpall si foto të ditës protestën madhështore kundra një kryeministri dhe filozofisë qeverisëse alla Rama e ndaj çdo forme të ngjashme?

Ndoshta për këtë arsye protestat e kanë shfazuar. Jo thjesht sepse janë të mëdha, porse kjo protestë është forma më e pa montueshme e realitetit. Nuk ka kurator. Nuk ka montazh. Nuk ka regji. Nuk ka titull ekspozite që i ndryshon kuptimin.

Kjo është kanavaca mbi të cilën asnjë penelatë nuk mund të hedhë pa iu kthyer mbrapsht.

Shqipërinë kurrë nuk e pa si një shtet për t’u bërë, por mjetin kryesor të ngopjes së pamundur të një lloj babëzie për të cilin koha e historia do dëshmojë, përfshi muret e Pompidu-Metz.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco