Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

13:03, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vizitën do ta koordinojë me miqtë e tij atje.

Ai tha se udhëtimi nuk është ende i planifikuar për shkak të periudhës së pushimeve, por do të realizohet sapo të krijohen kushtet e duhura.

FJALA E BERISHËS:

Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, meqenëse ky sanksionim tashmë ra, do të planifikoni një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Sali Berisha: Natyrisht, pa diskutim që unë do shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin. 
Tani për tani fillon një periudhë pushimesh kudo. Përveçse unë s'kam ndërmend të bëj pushime, po sapo mjedisi mos jetë kaq festiv me pushime, unë do shkoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco