Nga Andi Mustafaj
E hëngra barin, po ti?
E hëngra barin,
shije të hidhur kish n’fillim.
Disa m’shihnin me çudi,
Të tjerë gati për ujdi.
E përtypa barin,
Dalëngadalë u bë i thartë.
Më sulmuan, më ofenduan,
po dinjitetin e mbajta lart.
E gëlltita barin,
nuk ndjeva asnjë ndryshim.
Me hipokrizinë jam mësuar,
trysnia u bë ushqim.
E treta barin,
u ndjeva edhe më i lirë.
Sytë më shndrisnin krenarisht,
Koka lartë, shpina e dlirë.
Bari iku, u harrua,
Vlerat e mia qëndruan.
Ndoshta bari s'ish i keq,
veç sytë e t’tjerëve na idhnuan.
Mirë bëra që e hëngra,
karakteri di t’shkojë larg,
për të provuar anembanë
se liria është këmbanë.
Kur ajo bie, ne përgjigjemi
sa më lart e sa më fort.
Pesë vite hëngrëm bar,
sot e vërteta erdhi në port.
© SYRI.net