Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

'Revolucioni i Flamingove'/ Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës, ditët e tij...

'Revolucioni i Flamingove'/ Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës, ditët e tij...

15:40, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Diplomati Agim Nesho ka reaguar përmes një statusi të publikuar në rrjetin social X, ku ka synuar të sqarojë edhe opinionin ndërkombëtar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe arsyet e protestave që po zhvillohen në vend.

Në mesazhin e tij, të shkruar në gjuhën angleze, Nesho thekson se “Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të shfrenuar të Edi Ramës”, të cilin ai e cilëson me nofkën “Ramaduro”.

Sipas tij, pas 12 vitesh qeverisje dhe “të paktën tre zgjedhjeve të vjedhura”, përfshirë zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të cilat, sipas Neshos, nuk u njohën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Rama siguroi një supermazhorancë që i jep mundësinë të ndryshojë ligjet dhe Kushtetutën. “Ditët e Ramës tashmë janë të numëruara”, shkruan ai.

Diplomati ndalet edhe te raportimet që lidhen me investimet e huaja në Shqipëri, duke kundërshtuar atë që e quan dezinformim në media. Sipas tij, protestat nuk janë të drejtuara kundër familjes së Presidentit amerikan Donald Trump apo investitorëve të huaj si Jared Kushner.

Nesho argumenton se këto investime, të cilat i vlerëson në rreth 4 miliardë dollarë, do të krijojnë vende pune dhe mundësi të reja për të rinjtë shqiptarë. Ai shton se projektet po zhvillohen në toka private, statusi i mbrojtur i të cilave ishte hequr vite më parë nga qeveria Rama.

“Investitorët globalë kanë standarde dhe tregojnë përgjegjshmëri. Ata do të tregojnë më shumë kujdes për mjedisin sesa Edi Rama dhe interesat e biznesit që e rrethojnë”, shprehet Nesho.

Në vijim të reagimit të tij, ai thekson se protestuesit janë ngritur kundër autoritarizmit dhe arrogancës së kryeministrit, duke kundërshtuar, sipas tij, vendimmarrjen e njëanshme për transformimin e pasurive natyrore të Shqipërisë pa konsultim publik dhe pa procese demokratike.

Po ashtu, Nesho nënvizon se zemërimi qytetar lidhet me faktin se një nga vendet më të varfra të Europës përballet me miliarda euro korrupsion, ndërsa qeveria, sipas tij, nuk mban përgjegjësi para askujt.

Në përfundim të mesazhit të tij, diplomati bën thirrje për ndryshim politik në Shqipëri dhe shpreh mbështetjen për të rinjtë dhe shtresën e mesme që, sipas tij, po udhëheqin “Revolucionin e Flamingove”.

“Është koha për ndryshim në Shqipëri. Krenar për të rinjtë shqiptarë dhe klasën e mesme që po udhëheqin Revolucionin jopolitik të Flamingove”, përfundon Nesho.

Postimi i plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco