Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tashmë mban postin e zv.Guvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë. Vendimi i paralajmëruar në dhjetor në media u mor sot nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Emri i saj u propozua nga Guvernatori Gent Sejko.
Holta Zaçaj nisi punën si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pak javë më parë, sëbashku me Ervin Mete, Selami Xhepa dhe Jonida Prifti. Zaçaj pati edhe mbështetjen e PS në këtë proces.
Zaçaj ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2023 derisa i mbaroi mandati si kryetare marsin e 2025-ës.
Vendimi:
Në mbledhjen e datës 1 prill 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:
Emërimin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.
© SYRI.net