Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

'Queens Casino me pronar Luftar Hysën dhe Dritan Rexhepin!'  Berisha publikon denoncimin e qytetarit dixhital

'Queens Casino me pronar Luftar Hysën dhe Dritan Rexhepin!' Berisha publikon denoncimin e qytetarit dixhital

19:50, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha publikon denoncimin e një qytetari dixhital i cili thotë se “Queens Casino” në Montreal të Kanadasë ka për pronarë Luftar Hysën dhe Dritan Rexhepin, i njohur si “baron” i madh i drogës që trafikohej nga Ekuadori në Evropë, apo dhe Eskobari i ri

“Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor nje informacion i sigurt qe kam nga miqte e mi Queens Casino ne pronesi te Luftar Hyses eshte bashk aksioner dhe Narkotrafikanti Dritan Rexhepi ju lutem anonym”

Në konferencën e sotme për median, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se vendimi i SHBA për të sanksionuar familjen Hysa dhe bizneset e tij si organizatë terroriste është ekspozimi që po i bëhet narkoshtetit të ngritur nga Edi Rama.

Berisha e cilësoi Luftar Hysën si mikun e preferuar të Edi Ramës, të lidhur me kartelin meksikan të Sinaloas dhe me figura të larta të qeverisë shqiptare. Lideri i opozitës denoncoi se Rama i bëri avokatinë Luftar Hysës duke e shpallur edhe investitor strategjik, ndërsa i hapi rrugë pastrimit të parave të drogës në vendin tonë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco