SYRI TV/ Berisha denoncon dokumentin sekret të SOROS: Synonte konsolidimin e narko-shtetit të Edi Ramës

16:46, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi sot dokumentin sekret të Xhorxh Soros për Shqipërinë në vitin 2013, ku planifikohej konsolidimi i narkoshtetit të Edi Ramës në Shqipëri. Berisha u shpreh se në këtë dokument planifikohej reforma konstitucionale, ajo e drejtësisë dhe Zgjedhorja, që i hapte rrugë përjetësimit të regjimit të Edi Ramës. Nga selia blu, Berisha i bëri thirrje Kongresit dhe FBI-së për të hetuar në Shqipëri dhe udhëtimet me çarter të Ramës dhe Aleksandër Soros, ndërsa theksoi se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për desorosizimin e Shqipërisë. 

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokrarike. Sali Berisha  bëri një denoncim të fortë për një dokument sekret të përpiluar nga Xhorxh Soros në vitin 2013, që synonte konsolidimin e narkoshtetit të Edi Ramës në Shqipëri.

Nga selia blu, Berisha tha se në këtë dokumet, planifikoheshin 3 nga reformat më të rëndësishme, Konstitucionalja, ajo në drejtësi, dhe Zgjedhorja

Në konferencën me gazetarët, Berisha hodhi akuza se në udhëtime me charter të Edi Ramës dhe Aleks Soros, janë tranportuar paratë e drogës, ndërsa i bëri thirrje Kongresit Amerikan dhe FBI-së të  hetojnë mbi këto fluturime me valixhe diplomatike

Në pritje të betimit të qeverisë së re, Berisha denoncoi sesi bandat kriminale po ziejnë për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm,  ndërsa dha detaje për emrat e mundshëm  për të cilët po behet betejë mes karteleve të bandës

Berisha parlajmëroi se opozita do të nisë një betejë pa kthim për rikthimin e votës së lirë

Për  aksionin opozitar në parlament apo dhe me protesta, Berisha tha se  forumet e PD do të mblidhen për vendimarrje, para konstituimit të Kuvendit të Ri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco