Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Berisha: McGonigal kryefjalë në mediat e huaja, Rama i përlyer kokë e këmbë në aferë

15:56, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga SYRI TV

Nga selia blu, lideri i opozitës Sali Berisha, reagoi për skandalin e McGonigal, që siç thesksoi kryedemokrati është në qënder të vëmendjes në mediat botërore. Në konferencën me gazetarët Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është është i përfshirë drejtëpërdrejtë në një nga aferat më të mëdha korruptive të spiunazhit.  Berisha tha se Rama ka bashkëpunuar me agjentë të huaj për pagesa të paligjshme ndaj McGonigal, si dhe e ka përdorur atë kundër opozitës shqiptare.

Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani se po mban në sirtarë dosjen më dëshmitarë konkretë, të depozituara nga opozita për lidhjet Rama-McGonigal.

Kryedemokrati foli edhe për ndikimin e McGonigal për Reformën në Drejtësi, ndërsa hodhi akuza të forta se Altin Dumani, mund të jetë ndihmuar nga ish agjenti i FBI-së për të kaluar vettingun

Berisha paralajmëroi se PD do të përdori të gjitha mundësitë për të zbardhur të vërtetën, që siç tha ai, po tenton ta heshtë SPAK. 

Lideri i opozitës tha se hetimi duhet të përfshijë jo vetëm Edi Ramën, por edhe vetë kreun e SPAK, Altin Dumani për fshehjen e dosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco