Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Berisha mbledh krerët e degëve të PD në seli: Të ngrihemi fuqishëm kudër qeverisë

18:57, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, duke kërkuar angazhim në reagimin kundër Edi Ramës, të cilin e akuzoi për instalimin e narko-diktaturës. Berisha u shpreh se qëndresa është e vetmja rrugë për të shpëtuar kombin, ndërsa u bëri apel partnerëve të huaj që të mos mbështesin regjimin e Edi Ramës. Kryedemokrati i cilësoi zgjedhjet një farsë, por sipas tij Partia Demokratike duhet të bëjë edhe analizën e saj për të qenë më e fuqishme.

Nga SYRI TV

Në mbledhjen me drejtuesit e degëve të PD-së, lideri i opozitës Sali Berisha bëri thirrje për një angazhim maksimal kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha tha se vendi është përballë një narko-regjimi që duhet luftuar dhe se e vetmja armë e opozitës është të ngrihet fuqishëm në protesta.

Berisha theksoi se PD do të bëjë edhe analizën e saj të brendshme pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat, siç tha ai, u faktuan si farsë nga OSBE-ODIHR.

Teksa akuzoi qeverinë për instalimin e narko-diktaturës, Berisha kishte edhe një mesazh për ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.

Kryedemokrati iu përgjigj edhe deklaratave të Gonzatos se Berisha nuk është pro-perëndimor pasi mbështet MAGA-n, teksa bëri të qartë se PD nuk do të mbështesë kurrë ligjin për barazinë gjinore që e kanë refuzuar 21 vende të BE-së.

Nuk la pa komentuar edhe shfaqjen e Ballukut krah Edi Ramës, ndërsa denoncoi censurën që mediat po i bëjnë hetimit të zv.kryeministres nga SPAK dhe vjedhjen e qindra milionë eurove të taksave të shqiptarëve.

Përballë kësaj panorame, Berisha tha se qëndresa është e vetmja rrugë kundër diktaturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco