Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ 'Narkosi Çullhaj në krye të sektorit shkencor', Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit

16:03, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të tjetra ndaj qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij po kap strukturat shtetërore me personazhe të inkriminuar duke instaluar ‘narko-diktaturën’.

Berisha akuzoi Ramën se e ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme në duart e personave me precedent penal, ku në krye të Policisë shkencore ka emëruar Perlat Çullhaj i shkarkuar në vitin 2010 për lidhje me grupet kriminale në trafikun e drogës. Berisha lësgoi akuza edhe ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, që mban dia mbiemra dhe i përdor sipas rastit. 

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi emërimin e Perlat Çullhaj në postin e drejtorit të Analizës Shkencore në Ministritë e Brendshme, për të cilin theksoi se është shkarkuar nga policia e shtetit në vitin 2010 si trafikant.

Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se Çullhaj është bashkëpunëtor i Saimit Tahirit dhe i është gjetur impiant me kanabis, si dhe theksoi se emërimi i tij është bërë për të prishur provat duke iu shërbyer bandave.

Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha se përdor mbiemër tjetër për shkak të  problemeve të tij. 

Kreu demokrat komentoi edhe deklaratat e kreut të SPAK Altin Dumani, ku dënoi mos hetimin e krimeve zgjedhore nga ky institucionin, i cili ka dërguar në gjyq 1 nga 193 materiale të administruar.  

Berisha teksa bëri me dije se Dumani ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Irena Gjoka për krimet e saj, deklaroi se kreu i SPAK hesht për 190 milion euro të aferës së inceneratorit që po investohen në Kulla nga Rama dhe Veliaj.  

Për votimin në Këshillin Bashkiak të Sarandës, Sali Berisha u shpreh se Parti Demokratike po bën sqarimet e duhura, ndërsa theksoi se për çdo investim ligji detyron përfilljen e komunitetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco