Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vajtjen e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK pasditen e sotme.
Në videon e publikuar nga Bardhi në Facebook, dallohen qytetarët që e quajnë ‘hajdute’ në momentin që po hynte në SPAK.
‘Është fiks ashtu siç qytetarët e quajnë teksa hyn në derën e SPAK. HAJDUTE e miliona eurove të taksave të shqiptarëve’, shkruan Bardhi.
Postimi i plotë:
Është fiks ashtu siç qytetarët e quajnë teksa hyn në derën e SPAK.
HAJDUTE e miliona eurove të taksave të shqiptarëve.
Sot në SPAK, shumë shpejtë tek Burgu i Grave në Pojskë.
© SYRI.net