SYRI TV/ Krerët e drejtësisë raportojnë në Kuvend, PS mburojë për Altin Dumanin në parlament

20:41, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mazhoranca socialiste ka bunkerizuar Kuvendin për të mos lejuar opozitën që t’i drejtojë pyetje kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, dhe drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Edhe pse raportimi dhe pyetjet janë një e drejtë kushtetuese për llogaridhënien e këtyre institucioneve në Kuvend, socialistët kanë përdorur forcën e kartonit për ta bllokuar këtë proces, duke kërkuar që pyetjet të dorëzohen paraprakisht me shkrim. Kjo situatë ka shkaktuar debate të forta, ku deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën për kompromis, për shkak të dosjeve të korrupsionit që ndodhen në këto institucione.

Nga Syri Tv

Mazhoranca socialiste ka bllokuar Parlamentin për të mos lejuar që opozita t’u drejtojë pyetje krerëve të drejtësisë. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku — e cila duhet të paraqitej në SPAK për t’u njohur me akuzën — Taulant Balla njoftoi se nuk do të ketë pyetje direkte, por krerët e institucioneve do t’i marrin pyetjet paraprakisht me shkrim, pa ndërhyrje nga salla.

Heqja e të drejtës së fjalës ka sjellë reagimin e fortë të opozitës, e cila e ka cilësuar këtë akt si një kompromis mes drejtuesve të institucioneve që raportojnë dhe mazhorancës me dosje korrupsioni.

Mazhoranca ka justifikuar bllokimin e pyetjeve me argumentin se llogaridhënia në Kuvend dhe pyetjet e drejtpërdrejta mund të konsiderohen si presion ndaj këtyre institucioneve. Për të çuar deri në fund vendimmarrjen, Taulant Balla komunikoi një pushim 15-minutësh.

Më pas, Balla thirri në mbledhje krerët e grupeve parlamentare të opozitës, të cilët refuzuan propozimin e mazhorancës për të mos ngritur pyetje nga salla, duke bërë që shumica të çojë deri në fund skenarin për raportimin e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë pa debate dhe pa llogaridhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco