U përfol si kandidat për Tiranën, Ermal Hasimja mbështet Florian Binaj

U përfol si kandidat për Tiranën, Ermal Hasimja mbështet Florian Binaj

11:33, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ermal Hasimja ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Hasimja shkruan se nga dita e nesërme do i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese dhe deklaruar mbështetjen kandidatit të pavarur që mbështetet dhe nga PD, Florian Binaj.

Ai shton më tej se do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj, ndërsa I uroi suksese Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet lokale në Tiranë.

Reagimi:

Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit.

Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj.

Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco