Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Identikiti i kandidatit të pavarur/ Berisha: Njeriu i cili ka aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës

Identikiti i kandidatit të pavarur/ Berisha: Njeriu i cili ka aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës

16:30, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryesia e PD-së ka dalë sot me një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe që i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.

Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit të cilat u dekretuan nga presidenti Begaj të mbahen më 9 nëntor 2025. 

Kandidati i pavarur do të regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike.

Po çfarë kriteresh duhet të ketë kandidati i pavarur për Tiranën që do të mbështetet nga opozita?

“Një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës” tha Berisha në një prononcim për median pas mbledhjes së kryesisë së PD-së

Pjesë nga deklarata e Berishës

Pyetje: Ju merrni sot vendimin për të mbështetur një kandidat të pavarur dhe nuk angazhoheni më për të gjetur, bashkë me partitë e tjera opozitare, një figurë e cila le të kandidojë e pavarur, por është e dakorduar paraprakisht nga ju. Pra ju nuk do të dakordësoheni për një emër ...
Sali Berisha: Kjo është gjysëm e pavarur. 
E pavarur është ai, e pavarur jeni ju, nëqoftëse del dhe thoni se, unë do të kandidoj dhe kërkoj mbështetjen e partive politike.
Pyetje: Tre emrat e propozuar këto ditë, quhen kandidatura të djegura pasi kanë ardhur nga forcat opozitare.
Sali Berisha: Asgjë nuk ka të djegur në këtë. Më vjen keq. 
Jemi në rrafsh të doktrinës. Në doktrinë, nëse unë kandidoj Osmanin, Osmani është kandidat i imi jo i pavarur, apo nuk është kështu.
Osmani është jo partiak të themi, por është kandidat i propozuar dhe ky nuk është një mëkat, jo. 
Të themi dhe të jemi të vërtetë në konceptin, i pavaruri është ai që thotë; shikoni, unë do të dal të kandidoj për qytetin e Beratit, apo për Vlorën, apo për Tiranën. Po të duan forcat politike të më mbështetin. 
A është ky tamam i pavarur.
Pyetje: Të vijë kandidati te opozita dhe jo opozita tek kandidati, ky është thelbi?
Sali Berisha: Problemi është, edhe opozita mund të zgjedhë një kandidat jo partiak të themi, dhe ky është një kandidat jo partiak dhe opozita është e lirë ta bëjë në çdo moment.
Pyetje: Si do regjistrohet... 
Sali Berisha: Ai regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike. 
Do të regjistrohet, si një koalicion mbështetës i kandidatit. 
Pyetje: Kur do e vendosni ju se kë do mbështesni. Nëse dalin dy kandidatë, kë do mbështesni?
Sali Berisha: Do të zgjedhim se cili gjykohet më i zgjedhshëm. 
Pyetje: Kush është identikiti i kandidatit të pavarur?
Sali Berisha: Identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, përfomancës së tij etj. 
Pyetje: Kush do e përzgjedhë këtë kandidat? Do kemi një grup pune nga forcat opozitare.
Sali Berisha: Natyrisht do të jenë diskutimet për të. Por edhe njëherë, në rast se flasim për të pavarur, i pavarur është ai që merr guximin dhe thotë; shiko, unë dola në arenë.
Pyetje: Po nëse nuk del asnjëri?
Sali Berisha: Në rast se nuk del asnjëri, atëherë janë të pavarurit e propozuar nga partitë. Këto nuk janë kandidatura të pavarura, këto janë kandidatura jashtëpartiake të propozuara nga partitë dhe kjo shumë mirë, dhe kjo ka funksionuar. 
Tani unë mos të numëroj kandidatë por PD, këtë model që po flas e ka përdorur. 
Nuk është një praktikë e pavarur e përdorur nga PD. E të pavarurit është e parrahur.
Kurse praktika e propozimit të kandidatëve që nuk kanë qenë në PD, kjo është e njohur me dëshmitar.

.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco