Gazetari Bledian Koka i bën një analizë të thellë dhe pa doreza zgjedhjeve të 9 nëntorit, duke dekonstruktuar strategjinë e mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme në Tiranë, dhe paralajmëruar një fushatë të egër denigrimi.
'Mazhoranca do ta ndotë dhe sulmojë procesin. Çdo kandidaturë e opozitës do të linçohet. Edhe Jezusin ta sjellësh në tokë, ata do të nxjerrin Barabën si alternativë,' deklaroi Koka, duke theksuar se i gjithë aparati qeveritar është angazhuar për të garantuar fitoren me çdo kusht.
Koka bëri një paralelizëm të procesit zgjedhor me një 'PPP të zakonshme', Janë një proces të cilin qeveria ia lejon vetes ta vjedhë, dhe opozitës i mbetet vetëm ta denoncojë.
'Sot zgjedhjet janë si inceneratori, si check-up-i, si sterilizimi, dializa. Janë një proces të cilin qeveria ia lejon vetes ta vjedhë, dhe opozitës i mbetet vetëm ta dëshmojë e denoncojë, derisa drejtësia një ditë do të veprojë. Si rasti i Erion Veliajt. Sot kemi një kandidate që në vend që të ishte nën hetim për vdekjet që ndodhen gjatë kohës së Covidit, tenderat sekretë. Apo si ministre e Arsimit, ndërsa Shqipëria është në vend të fundit të PISA-s, s’ka dyshim. Në një proces normal zgjedhor sigurisht do fitonte tjetri përballë Manastirliut por nuk mund të themi se këtu ka zgjedhje. Nuk ka ndryshuar asgjë pas 11 majit, madje do përkeqësohet më shumë.
Megjithatë, Koka vlerësoi procesin e konsultimeve të Partisë Demokratike si një hap të duhur për të krijuar një front të gjerë opozitar.
"Maxhoranca falangat e veta dhe kriptoopozitarët që sulmojnë gjithmonë opozitën nuk ka surprizë. Është bërë një sport kombëtar që mesaduket paguhet mirë. Reflektimi që ka bërë PD për të hapur dritaren jo vetëm për 9 nëntorin por dhe më tej për të krijuar atë që duhet të ishte një front opozitar.
Kjo ishte një nismë shumë e mirë dhe e lavdërueshme. Unë e kam kërkuar dhe PD është përgjigjur me konsultime të hapura, të sinqerta pa shkuar në tryezë me paragjykime dhe pa ndjekur procesin e negocimeve me emra të vecantë. 9 nëntori duhet të jetë një nisje e një procesi sinergjizimi mes PD-së dhe forcave opozitare për të parë dhe reflektuar atë që do të jetë aksioni opozitar deri në 2027 apo dhe deri në 2029 kur janë zgjedhjet 4 vjeçare."
Ai kritikoi 'politikën e vogël' dhe ambiciet e partive të vogla që pengojnë kauzën e madhe. Duke folur për fitoren më të madhe të opozitës, ai solli shembullin e Belind Këlliçit. 'Edhe pse ia vodhën zgjedhjet, ai nuk u demoralizua. Ai qëndroi dhe vërtetoi se përballë kishte hajdutë. Sot, e vërteta është me Këlliçin dhe qytetarët e Tiranës duhet ta falënderojnë atë që u hoqi qafe disa hajdutë të pacipë.'
© SYRI.net