Kryeministri, njëkohësisht lideri i PS-së Edi Rama ia ngeci presidentit Bajram Begaj shkeljen e Kushtetutës me firmosjen e dekretit për të shpallur 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.
“Presidenti e ka firmosur dekretin e zgjedhjeve me vullnetin e vet”, ka thënë Rama në takimin me me dyer të mbyllura sot pasdite në Hotel Tiranë me drejtuesit e PS-së bëjnë të ditur burimet.
Kryeministri është përpjekur t’u mbushë mendjen të vetëve, duke iu thënë gjithashtu se kreu i shtetit ka këshilltarë të tij për këtë punë, të cilët unanimisht kanë qenë dakord me shpalljen e zgjedhjeve.
Rama iu ka kërkuar të vetëve të mos dëgjojnë apo bëjnë thashetheme nëpër tavolinat e Tiranës, sikur gjoja ai ka ushtruar presion mbi Bajram Begajn për të dekretuar zgjedhjet në Tiranë pa pritur të shprehej Gjykata Kushtetuese për ankimimin e Erion Veliajt.
Ndërkohë në konferencën për mediat sot, Edi Rama i ndaloi pyetjet e gazetarëve për cështjen e dekretimit të zgjedhjeve nga kreu i shtetit.
Për kreun e PD-së Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit’
Lexo me shume: Berisha: Presidenti, një skllav i krimit që fshihet pas Rusmalit! Ne nuk bojkotojmë, por do luftojmë...
Drejtuesit e fushatës së PS-së sipas njësive
Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi – Nj.10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)
© SYRI.net