Akt kriminal/ Ish-kryeministri reagon për rritjen e çmimit të ujit

Akt kriminal/ Ish-kryeministri reagon për rritjen e çmimit të ujit

14:33, 27/07/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një akt kriminal rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Sipas tij, ky është akt i papërgjegjshëm dhe kriminal në tërësi të tij.

“Rritja e madhe, deri në dyfishim, e çmimit të ujit, një akt i papërgjegjshëm në kufinjtë e një krimi!

Edi Rama dhe Lal Plehu arritën me blerje dhe manipulime të dyfishojnë tarifat bazë dhe të rrisin ndjeshëm çmimin e metër kubit të ujit për familjarët, rritje dhe më të mëdha u parashikuan për bizneset.

Ky është një akt i papërgjegjshëm dhe, për pasojat e tij, edhe kriminal.

Me këto çmime, dhjetëra mijëra familje do mendojnë mirë para se të bëjnë dushe apo të lajnë mjedisin ku jetojnë, duke u bërë kështu objekt sëmundjesh infektive dhe të tjera nga më të ndryshmet.

Të bësh një veprim të tillë kur Shqipëria është një ndër vendet më të pasura me ujëra në Europë, dhe kur liqeni i Bovillës ka sasi uji shumë më të mëdha se sa nevojat e Tiranës, përsëri bën një akt të papërgjegjshëm.

Vende të pasura në ujë si Austria, garantojnë furnizimin falas me ujë të pijshëm rubineti për mbarë qytetarët e vet. Të tjera vende që e kanë ujin me bollëk apo prodhime të tjera si nafta, ua ofrojnë qytetareve të tyre me çmime simbolike.

Por Edi dhe Lal Plehu duhet ti vjedhin dhe rrjepin me çdo gjë qytetaret e këtij vendi!”, shkruan ish- kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

na cate trapin27/07/2017 17:02

O Sali efendi keto jane ato qe mbolle gjith keto vite, tani prit korrjet..... ne kohen kur kelyshet e komunizmit duheshin zhdukur ti i le te majmen e te na vij perseri partia e punes ne pushtet. E me kete Lule kryetar qe ka sot PD me duket si bashkimet profesionale te kohes se qametit. Pas shembjes se komunizmit ne shqiperi duhej te pakten 10 vjet fashizem qe tu pastroheshin trute ketij derr mileti qe akoma ka per zemer Enver Halene!

Shqiptari27/07/2017 16:29

O Saleee! Po ku pjerdhin me keta per publikun, votuesit apo per degjesat me ta pasi i kane marre votat???!!!! Keta behen shpirt njeriu dhe iu puthin duart dhe bythen popullit, votuesit, publikut dhe kujtdo vetem muajin elektoral. Pastaj te dhjefsha kalin per 4 vjet! Sepse te tille popull idiot, injorant dhe pa dinjitet kemi! Me kete popull mjeran, katran, hajvan, keta mund te sundojne deri sa te lodhen! Keta futen ne xhep per 2 ore edhe Lulin tend! Nuk ka Zot ne Toke qe i rrezon keta te dy! Keta blejne cdo gje dhe gjithcka! Shqiperia tani mori fund perfundimisht

Shpati27/07/2017 15:34

Zoti ja dhont atje ku ju dhemb me shum , kurvave te kuqe.

FR27/07/2017 15:16

E saktë. Berisha eshte i vetmi qe flet si duhet. Rama dhe Ve(rem)lija manipuluan e blene dy keshilltare te LSI-se dhe e mbyllen kete loje. Berisha godet kryet e problemit. Ndersa PD merret me LSI-ne dhe i faturon voten e dy keshilltareve qe ia bleu PS-ja. Edhe PS-ja sajon budallalleqe sikur keshilltaret e PD-se paskeshin qene ne salle per te votuar kredira e me the te thashe, kur kjo nuk eshte e vertete. Behuni ore bashke, PD e LSI, se do t'ju haje te dyve PS-ja! Rama sic fshiu menderen me marreveshjen me Lir Meten, ashtu fshiu menderen me marreveshjen me Bashen, tani do t'ju fshije te dyve me nje Shpetim Idriz e pastaj do te fshije menderen edhe me vete Shpetim Idrizin! 45 vjet duan te rrijne ne pushtet keta, te kene me qeverri e me komitet ekezutiv si ne kohe te Mehmet Shehut e te Xhemal Tafajit! Ruani pluralizmin ne kete vend, pa per ujin mos u lodhni, se ky milet nuk do as uje, as drita, as buke, po vetem unitet te celikte rreth partise!

Shto koment

Denonco