Ditët e fundit, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dënuar veprimtarinë e Soros në SHBA dhe ka bërë thirrje për institucionet e drejtësisë Amerikane të hetojnë këtë grupim radikal nën ligjin federal RICO, miratuar nga Kongresi Amerikan kundër organizatave kriminale dhe veprimtarisë së mafias.
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në studion e ‘Task Forcë’ pasditen e sotme në Syri Tv zbulon se autoritetet amerikane po hetojnë SOROS-in për abuzimet me fondet e USAID, të cilat iu dhanë drejtësisë së ashtuquajtur të re, por që kishte qëllim të mbante në pushtet Edi Ramën.
“Nga bashkëbisedimi me gazetarët amerikanë janë të informuar me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me devijimin e bashkëpunimin e SOROS me fondet e USAID duke zhvendosur fonde për Palestinën.
Çështja 10 mln dollarë që po investigohet që USAID ia ka dhënë drejtësisë së re, të ashtuquajturës drejtësia e Sorosit që në fund të fundit u tregua se ishte drejtësi për të mbajtur pushtetin e Edi Ramës. Këto janë shqetësime të shtypit, të analistëve amerikanë, të çështjeve që do diskutohen. Nuk janë çështje që do kalojnë lehtë, pavarësisht qetësisë së Ramës që darkon me Sorosin dhe mendon se do të jetë i paprekshëm. Por nuk funksionon kështu SHBA, sidomos në rastet kur preken taksapaguesit amerikanë në projektet që kanë ardhur nga ndihmat e DASH përmes USAID. Vetëm për LGBT-në taksa paguesit amerikanë në Ballkanin Perëndimorë kanë paguar 3.9 milionë dollarë që ishte skandaloze dhe për gazetarët amerikanë. Nga këto 800 mijë ka marrë Serbia, e pjesa tjetër do të jetë shpërndarë”
Nesho nënvizon se SHBA do të investigojë keqpërdorimin e taksave por dhe bashkëpunimin e krimit të organizuar, Sinaloes, me politikën shqiptare.
Keqpërdorimi i fondeve përbën një nga pikësynimet kryesore të drejtësisë amerikane që do të investigojë. Së dyti është lidhja e politikës shqiptare, bashkëpunimi me krimin e organizuar ka qenë tepër i madh. Përfaqësues të Sinaloes kanë hyrë në zyrën e kryeministrit. Amerika i ka shpallur organizata terroriste. Paratë që vijnë nga kazinotë, e veprimtaritë e tjera të bashkëpunimit riciklohen me drogë që hyn në SHBA. Ky është problem akut për amerikanët. Keqpërdorimi i taksave të taksapaguesve amerikanë. Së dyti lidhja e bashkëpunimi i krimit të organizuar me politikën shqiptare.
Sezoni i ri i Task Force
Me nisjen e shtatorit nis dhe Task Forcë me Sonila Meçon në Syri Tv. Nga e hëna në të enjten ora 18:00 në studio me ekspertë dhe njohës të mirë të aktualitetit do të hidhet dritë mbi aktualitetin e sotëm.
© SYRI.net