Gazetari i Basir Çollaku i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv komenton shantazhimin që Rama i bën gjyqtarëve e prokurorëve. SPAK thotë Çollaku duhet ta nisë nga Rama.
“Përpjekja shantazhuese ndaj gjyqtarit të radhës, është i gjashti brenda një muaji. Po u thotë mos guxoni të merrni vendime që nuk më pëlqejnë. Ose vendime për të cilat nuk ka ardhur mesazh apo porosi nga ana ime. KLP e KLGj nuk flasin.
Nuk janë vetëm 270 milionë dollarë të amerikanëve por dhe 600 -700 milionë dollarë të BE-së. Janë 1 miliardë euro që mund të jenë bërë pallate me paratë e drejtësisë. KLP e KLGJ janë për tu hetuar.
Kampion ke Dvoranin. Njeriu që nuk mban mend ku i ka 100 milionë lekë të vogla është kampion i antikorrupsionit. Kampion ishte dhe Dumani, që tani e nxorrën nga DASh. Ardhja e administratës së re që kërkon ku kanë shkuar paratë amerikane. I pandehur kryesor i këtij sistemi është Edi Rama. Është Belinda, Balla, Damianin, Niko. Kush nuk është nga këta ministra atje. Dosja e secilit nuk hetohet deri në fund nga SPAK pasi nuk mund ta mbyllësh pa pyetur Edi Ramën. Pse dosja e McGonigal ka mbetur pa kryer asnjë veprim, sepse duhet ta nisësh me Ramën, ta marrësh në pyetje.
Çollaku thotë se veprimtaria e karteleve të drogës bëhet me mbështetjen e Ramës dhe të Vuçiç.
“Kartelet shqiptare të lidhura me ato serbe në Amerikën e Jugut. Janë grupe të përbashkëta që kanë lidhje organike me Vuçiç e Ramën.
Paligjshmëria e krimi organizuar janë mbërthyer aq shumë bashkë, e Rama është anëtar i këtij bordi e do të hetohet si një nga të pandehurit.
Në Shqipëri u pastruan milirda euro të kokainës në ndërtim.DASH i ka dhënë direktive SPAK të nisëgoditjen. Trafiku i drogës me mbështetjen qeveritare shqiptare është bërë shqetësim amerikan.”
© SYRI.net