Juristi i njohur Sokol Hazizaj i bën një intepretim dekretit të presidentit Begaj në lidhje me shpalljen e datës së zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë pas shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj pa pritur që të shprehet Gjykata Kushtetuese.
Për emisionin “Task Force’ në Syri Tv, Hazizaj bën dhe një intepretim ligjor.
"Kushtetuta është më e qartë, më e saktë më e kuptueshme sesa çdo lloj përpjekjeje për ta intepretuar dhe shërben si burim themelor edhe për ligjin 139/ 2015 për vetëqeverisjen vendore. Nëse shkarkohet nga këshilli i ministrave, ankimi bëhet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve.
Nëse avokatët e Veliajt do kishin ankimuar më Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë presidenti do të dilte e do të thoshte që duhej të kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Dhe nëse do të kishte ankimuar në të dyja rastet atëherë do të pritej vendimi i gjykatës së parë që ta nxirrte jashtë kompetencës për të nisur lëvizjen gjykata tjetër. Ose gjykata tjetër do të niste lëvizjen vetiu pa konsideruar gjykatën e shkallës së parë. Kjo frymë nuk ka lidhje as me ligjin e Gjykatës Kushtetuese
Për më tepër gjykata Kushtetuese i ka dhënë përgjigje të kahershme faktit se ku ankimohen kur kryetarët e bashkive shkarkohen apo nuk funksionojnë për arsye të parashikuara në ligj. Këto formate janë mësëmiri të sqaruara në vendimet e Gjykatës Kushtetuese ”
Hazizaj e thotë qartë se dekreti i presidentit Begaj është jo kushtetues.
“Ne kemi kohë që i jeni larguar parimeve themelore të ngritjes dhe mirëfunksionimit të shtetit. Ka rënë rendi kushtetues.
Dekreti është pasojë e mungesës së qartësisë së Presidentit për datën e zgjedhjeve. Dekreti është sa jo kushtetues, edhe në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore" thote ai.
© SYRI.net