Ndërtimet në Theth/ I duhet një armik, Rama sulmon sërish prokuroren Gjeli

Ndërtimet në Theth/ I duhet një armik, Rama sulmon sërish prokuroren Gjeli

13:49, 18/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të Teknologjisë dhe Inovacionit në Berat, ka shigjetuar sërish prokuroren Elsa Gjeli.

Teksa ka folur për ndërtimet pa leje në Theth, Rama theksoi se nuk u ndaluan më herët pasi ata që duhet t’i shikonin nuk kanë bërë gjënë e duhur.

Ai u shpreh se çështja shkoi në Prokurori, por prokurorja tha se nuk ka problem, shkruan CNA.

“Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk ka problem. Kjo është arsyeja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme”, tha Rama.

Ndërkohë që institucionet e pushtetit lokal dhe të mbrojtjes së territorit që janë të gjithë tashmë nën varësinë dhe kontrollin e ushtarëve të Ramës nuk kanë bëra asgjë për bllokimin e këtyre ndërtimeve nëse ishin të paligjshme. Policia po ashtu ka bërë vetëm xhiro në zonë dhe sipas banorëve mblidhte haraçet e ndërtimeve. Pra prokurorja ishte hallka e fundit që duhej të merrej me këtë problem.

Por Ramës patjetër që i duhet një armik. Dhe këtë nuk po mundet ta gjejë në radhë e tij. Një armik me anë të të cilit të justifikojë barbarizmin dhe urrejtjen e tij për Thethin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco