VIDEO/ Meta në Lezhë: Erdha me eskortën për të mbrojtur votën, të ngrihemi kundër bandave të Rilindjes

VIDEO/ Meta në Lezhë: Erdha me eskortën për të mbrojtur votën, të ngrihemi kundër bandave të Rilindjes

13:14, 25/06/2017
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur, ish-Kryetari i LSI Ilir Meta ka deklaruar nga Lezha, ku ai shkoi menjëherë pas incidentit me anëtarin e LSI-së se ka shkuar atje me gjithë eskortën për të mbrojtur votën e lezhjanëve nga bandat e Rilindjes.

"Do t’i thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vet, me gjithë miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihen të gjithë për të dërrmuar bandat e Rilindjes, bandat e drogës dhe bandat që duan të vjedhin votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe të fëmijëve të Lezhës. "

Paraditen e sotme, një anëtar i LSI, Florian Dushku, u plagos nga një grup jashtë qendrës së votimit, një grup që u etiketua nga Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, si banda kriminale e njohur e Rilindjes në këtë qytet, që ka mbështetjen e qeverisë dhe mbrojtjen e Policisë dhe që po përdoret për të dhunuar zgjedhjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

selim rroshi25/06/2017 14:27

Kete e zuri haku i fatkeqeve qe i shkeli me kembe lsi. Imagjinoni marin nga partia meme nje pjese te tortes e bejne qilizem aty heqin te rinje te vjeter me status punonjesi pa status e fusin ne pune ushtrine injorante te lsi. Le pastaj gjobevenient ne dore qe i kane tipike. Si mund te jesh shans per te gjithe kur heq tjetrin nga puna e i heq mjetin kryesor te jeteses. Buken e femijeve i hiqni e shisni mend qe fusin njeres ne pune. Jan humane dmth. Humane te medhenj jeni po ne kurriz te trjereve e ndaj haku tyre po ju ze.

Iliri25/06/2017 13:39

HIQENI VIDEON! Po thyeni kodin zgjedhor.

Hasanazimi25/06/2017 13:25

Likja thote : "Bandat e Rilindjes po deformojnë votën, Bandat kanë mbështjen e Policisë, të Haki "Drogës". Tani krejt natyrshem lind pyetje e hapur per Like Meten : 1) A ka kryer veper penale me kete fjali te artikuluar sot ne diten e zgjedhjeve? 2) A perben fushate politike nne diten e votimeve dhe para nje qendre votimi? 3) Si president I zgjedhur, a ka kryer shkelje te Kushtetutes pikerisht sot me kete retorike? 4) A e ndjen vehten Likja si president ne keto momente kur ben si I fryre hundesh ne droge?

Domenik25/06/2017 13:22

Po te vjen fundi o zagar.... Eskorten mbaje dhe merre me vete ne burg se do te duhet te te mbaje ngrohte ne qeli se ke per te pasur ftohte.

Shto koment

Denonco