Teoritë e konspiracionit, të konsideruara për vite si fantazi, po rikthehen në vëmendje pas deklasifikimit të dokumenteve mbi programe sekrete si MK Ultra, Mockingbird dhe Northwoods.
Eksperti i tregjeve ndërkombëtare, Emanuel Barja, i ftuar në emisionin “Syri i Botës” në Syri TV me moderatoren Dori Daka, u shpreh se duhet bërë dallim mes teorive të pabazuara dhe ngjarjeve që kanë ndodhur realisht, por janë mbajtur të fshehta për dekada.
Sipas tij, Lufta e Ftohtë dhe rivaliteti mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik ndikuan në fshehjen e shumë operacioneve sekrete, ndërsa zhvillimet teknologjike dhe proceset e deklasifikimit po nxjerrin në dritë gjithnjë e më shumë fakte historike. Ai theksoi se jo çdo teori konspirative është e pavërtetë, pasi disa prej tyre janë vërtetuar me dokumente zyrtare.
Bajra:
Po Dori, është kënaqësi sepse zakonisht nuk jam mësuar të flasim për teori konspirative ose për misteret e botës, e sidomos në këto katër pesë vitet e fundit me avancimet teknologjike që kemi, gjithçka po del në pah. Tashmë qeveritë e kanë shumë të vështirë të mbajnë sekrete, siç edhe vetë aludove në këtë komisionin për mbikëqyrje të Kongresit Amerikan që kërkon deklasifikimin e të gjitha sekreteve federale. Po ka, tashmë është, nganjëherë nuk prirem, nuk jam shumë i asaj vije që të ndjek teoritë konspirative vetëm se dikush ka shkruar një libër ose ekziston një fenomen. Si për shembull, ne këtu në Britaninë e Madhe kemi pasur teori konspirative në lidhje me sulmet e 7 korrikut të vitit 2005. Teori konspirative që flasim për Tavistock Institute për shembull, ose teori konspirative në lidhje me fabianët, me shoqërinë fabianiste, për të cilën unë kam qenë anëtar dhe jam anëtar që nja 20 vjet.
E, këtu është, këtu duhet bërë dallimi. Duhet bërë dallimi mes asaj teorie konspirative, ta zëmë, vrasja e presidentit Kennedy në vitin '63 edhe çfarë ka ndodhur mbrapa skene. Aty për shkak se qeveritë gjithnjë kanë qenë me hezitim, kanë pasur mekanizma të ndryshëm që e kanë shtypur informacionin edhe të vërtetën me qëllim, për shembull kemi rastin e MK Ultra kur Richard Helms që ka qenë kryesuesi ose drejtuesi i operacioneve të CIA-s në atë kohë, i ka djegur materialet në vitin 1973, për shkak se nuk ka dashur që ky informacion që është i zhvilluar brenda këtij projekti sekret të dalë, sepse edhe në anën tjetër Dori duhet të jemi të qartë, disa informacione sekrete, disa zhvillime sekrete misterioze që mban shteti nuk janë edhe të shëndetshme për publikun. Për shkak se publikun nuk e përbëjnë vetëm njerëzit që janë kafshë politike ose që e duan politikën ose që i urrejnë politikanët. Publikun e përbëjnë edhe njerëzit që besojnë në religjione, që besojnë në Zot, që besojnë në jetën pas vdekjes. Tani kemi këtë debatin në lidhje me këto fenomenet jashtëtokësore për shembull. Tashmë nëse plasojnë informacione, ose nëse Amerika dhe Britania e Madhe, këto shtetet e fuqishme që kanë qenë më tepër në kontakt me fenomene të tilla, nëse kishin filluar të publikonin gjëra që nga vitet '70, '80, '90, i gjithë konstrukti shoqëror do të prishej.
E sidomos Dori është një aspekt shumë i rëndësishëm që e prek gjeopolitikën, është Lufta e Ftohtë. Pse e gjitha kjo, pse i gjithë ky material i teorive konspirative ka dalë? Pse se kemi pasur luftën në mes të sovjetikëve dhe amerikanëve, ose anglo-amerikanëve në atë kohë siç preferonte ta quante Enver Hoxha. Edhe në anën tjetër çfarë ndodhte, çfarëdo lloj iniciative e avancimeve teknologjike që merrej nga Amerika, sovjetikët u mundonin që ta shantazhonin ose ta kopjonin, të bënin të njëjtën gjë me atë konceptin e njeriut të ri sovjetik.
Edhe gjithnjë kur amerikanët përpiqeshin të kishin një farë breakthrough në shkencë, një farë lloj thyerje në shkencë, sovjetikët gjithnjë dilnin edhe shantazhonin Amerikën. Kështu që, edhe ka qenë kjo periudha e Luftës së Ftohtë ku konkurrenca e madhe në mes të superfuqive ka qenë aq e nxehtë saqë u janë futur njëri-tjetrit në punët e brendshme edhe kur donte për shembull Unioni Sovjetik t'i bënte dëm publik amerikanëve në Evropë, hapnin fjalën për shembull që JFK-në e ka vrarë CIA ta zëmë. Kështu që, duhet të jemi të vëmendshëm se në çfarë periudhash flasim.
Jo të gjitha teoritë konspirative siç aludove dhe vetë, janë teori konspirative. Ato janë teori ose praktika që kanë ndodhur por që janë interpretuar ndryshe.Folësi 2: Absolutisht. Filmi më i përafërt në fakt për t'ju përgjigjur ty në aludimet në lidhje me kinematografinë edhe realitetin e teorive konspirative, është Stranger Things. Gjërat e çuditshme. Është gati, në fakt i gjithë skripti i filmit është i bazuar në programin MK Ultra.
Absolutisht.
Po, po, po, jam shumë i dhënë pas Stranger Things. Fëmijët e mi janë, po fëmijët ndoshta e marrin sikur më tepër vlerë artistike, pa e ditur backgroundin. Backgroundin u kam shpjeguar përderisa natyrisht nuk është tamam me personazhe. Personazhet janë të fiksionuara, personazhet janë të artistikuara...Pra është një fenomen që ka ndodhur natyrisht në vitet '50-'60 siç e thashë më herët, është për shkak konkurrueshmërisë së madhe. Po në anën tjetër Dori, kjo ka një origjinë. Origjinën e ka që fillon në Angli tek Charles Darwin në vitin 1853 kur ai boton origjina e specieve. Frank Galton që ka qenë kushëri i Charles Darwin, e merr, kur e lexon së pari transkriptin e librit para se ta botonte ai, thotë ou uau thotë kjo është diçka shumë e re, sikur tek ne tashmë që është AI. Edhe thotë uau ti po mendon që njeriu domethënë mund të manipulohet, mund të bëjmë diçka nga aspekti teknologjik që ta shndërrojmë, ta modifikojmë, ta rafinojmë njeriun. Edhe e filloi lëvizjen e eugjenikëve në vitin 1883, ku një ndër njerëzit që iu bashkangjitën në atë kohë, fundi i shekullit 19 fillimi i shekullit 20, ishte Winston Churchill, John Maynard Keynes, ekonomisti i njohur, është H.G. Wells, shkrimtari im i preferuar i fantashkencës. Edhe atëherë u kap natyrisht si lëvizje u kap nga rusët në vitin 1903 me Fiodorovin, edhe lëvizjen kozmike ruse.
Këto me të vërtetë janë pak si të themi abstrakte. Lëvizje abstrakte po në fakt që i kanë dhënë formë shoqërisë që jemi duke jetuar sot dhe që do të jetojmë në të ardhmen. Fiodorov, atëherë kemi Ciolkovski, që është i pari njeri, i pari shkrimtar rus, që ka qenë i shurdhër me vesh, po që zbuloi raketën në vitin 1908. Kështu që, të gjitha, domethënë u kapën prej Darvinit, u zhvillua në eugjeni, eugjenizëm. Atëherë rusët e kapën me këtë farë lëvizjen kozmike, që njerëzit janë të bollshëm në tokë duhet të shikojmë diçka më tutje që ta ndërtojmë utopinë realiste, socialiste. E të tjera, e të tjera dhe natyrisht vazhdoi me vitet '30 me Stalinin dhe me sovjetikun e ri, me njeriun e ri sovjetik. Përderisa ne të flasim për MK Ultra, përderisa kur vijmë në epokën e viteve 1940-'45, me marrjen e shkencëtarëve më eminentë gjermanë nga nazistët prej amerikanëve, me emisionin Paperclip, atëherë ajo u zhvillua në diçka tjetër. Pra e ka një origjinë.
Nuk është vetëm një ndodhi kështu vetëm se ka ndodhur nja 10 disa burra të zgjuar ose disa gra të zgjuara dhe kanë ashtu, e ka një origjinë, e ka një shpjegim.Nëse e marrim ta zëmë sot Peter Thiel, Elon Musk, Andreessen, Marc Andreessen, të gjithë janë bij, bijtë e kësaj krijese. Sepse Dori, po të shkosh në Palo Alto në Kaliforni, në San Francisko, në vendet ku po krijohet edhe po ku zhvillohet teknologjia e së ardhmes, posterat e Stranger Things, post...
© SYRI.net