Berisha: Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë paditë tonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zonave të mbrojtura

10:59, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë paditë tonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zonave të mbrojtura”. Këtë koment bëri kreu demokrat duke ju përgjigjur interesit të medieve para godinës së SPAK duke folur për zonat e mbrojtura.

Zoti Berisha, kur ju vendosni në pikëpyetje këta anëtarë të Gjykatës Kushtetuese rreth Arubës, keni materiale që i referoheni SPAK-ut apo jeni duke folur në mënyrë metaforike?

Sali Berisha: Së pari, në mënyrë absolute, në Aruba kanë qenë dy ose tre zyrtarë të lartë të dërguar nga Edi Rama së bashku me biznesmenë, me çarter apo me avion tjetër nga Tirana.

Kjo është e sigurt. Kjo del në dosjen spanjolle, del në dosjen belge, del në dosjen italiane. Këta e mbajnë të fshehtë e sekret në mënyrën më të pafytyrë. Sepse ata që kanë qenë në Aruba, më së paku faktojnë para çdo shqiptari se ky shtet është drogë dhe droga është shtet.

Ata nuk kanë shkuar me vullnetin e tij, ata kanë shkuar të dërguar nga Edi Rama. Kaq mund të them për Arubën.

Për Gjykatën Kushtetuese, unë u garantoj ju se dëshira ime e plotë është të shpreh respektin më të madh, por nuk mund të shpreh respekt kurrë për një gjykatë që ka vendime në shkeljen më flagrante të neneve të Kushtetutës.

Merr pak të lutem lexo nenin mbi ankimet në Gjykatën Kushtetuese. Do mbetet në turpin e tyre që votuan dhe nuk legjitimuan grupin parlamentar, ose 35 deputetë të opozitës, kur paraqiten aty për një çështje, dhe u shprehën se ata nuk përfaqësojnë parlamentin.

Nuk ke për të parë kurrë ndonjëherë në historinë e këtyre gjykimeve, gjykim më tutkun, më të shpifur se atë. Në një kohë kur Kushtetuta thotë se kjo e drejtë u jepet 35 deputetëve.

35 deputetëve pikërisht, jo parlamentit, jo kryetares së parlamentit, dhe administratës, dhe ata politikisht e hodhën poshtë.

Por e lamë mënjanë se kanë vepruar në parimin klasor. Si u duket ju hedhja poshtë e të gjitha padive që ka bërë opozita të ligjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore?

A e dini ju që u shkatërrua Parku i Butrintit?

U ndërtuan një seri ngulimesh në Parkun Natyror të Butrintit pas këtij vendimi.

A e dini ju që ligji i zonave të mbrojtura që u amendua, u kundërshtua nga opozita dhe u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese?

A mund të më thoni ju pak a ka turp më të madh se këto?

Në një kohë kur këto janë të gjitha standarde evropiane, Gjykata Kushtetuese është për mbrojtjen e Kushtetutës, për interpretimin e Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pra, ju më thoni mua pse quhet Kushtetuese duhet të tregoj respekt? Respekt duhet të tregojnë në radhë të parë ata. Se edhe Haram Begaj quhet president. Po keni parë ju një akt të vetëm të të Haramit që shkon dhe bëhet haxhiu atje. Mirë fort, zgjedhje e tij, nuk e kundërshtoj, por do të thotë që duhet të jetë i drejtë. I drejtë, a kupton?

Apo gjoja se ka një dëshmon se ka një besim ose është rikthyer në besimin fetar. Atëherë si mund të sillet me një cinizëm ndaj atyre dhjetëra mijëra të rinjve dhe qytetarëve që protestojnë absolutisht për interesa të çdo shqiptari.

Ai edhe haram e ka pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco