Arrestoni Ramën e Ballukun!' Qytetarët mblidhen para Kuvendit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

10:51, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët kanë nisur të mblidhen para parlamentit për të protestuar duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama.

Ata janë vendosur në  hyrjen anësore të kuvendit të Shqipërisë, pranë Akademisë së Shkencave dhe thërrasin ‘Vdekje tradhëtarëve!’ ‘Ju erdhi fundi!” apo 'Arrestoni Ramën!' 'Arrestoni Balluku', 'Rama jepe dorëheqjen!' 

Ndërkohë policia ka rrethuar godinën e parlamentit. Gjithashtu është pozicionuar dhe një autobot me ujë dhe parlamenti është rrethuar me gardh metalik.

Në protestën e 2 korrikut pati përplasjes mes policisë dhe protestuesve e policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Deri tani nuk është paraqitur ndonjë deputet në kuvend. Ndëkohë PD ka thirrur grupin parlamentar sot në orën 11:00.  Ndërsa Kuvendi ka caktuar fillimin e seancës parlamentare në orën 12:00.

Sot është dita e 51-të e protestës qytetare kundër qeverisë Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco