Lajmi i fundit

LIVE - Proteste para parlamentit: Arrestoni Ramën e Ballukun

Nesër seancë plenare/ PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar

Nesër seancë plenare/ PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar

17:17, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar një orë para seancës së radhës plenare, duke lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në Kuvend pas dy mungesave të fundit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri me dije se mbledhja do të zhvillohet të hënën, më 20 korrik, në orën 11:00 në selinë e partisë, ndërsa seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 12:00.

“Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njoftoi Bardhi.

Opozita nuk mori pjesë në dy seancat e fundit parlamentare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco