Lajmi i fundit

LIVE - Proteste para parlamentit: Arrestoni Ramën e Ballukun

Baçi: Hiqni dorë nga pazaret e pista. Mos e prekni Bashkinë e Rroskovecit!

Baçi: Hiqni dorë nga pazaret e pista. Mos e prekni Bashkinë e Rroskovecit!

17:29, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Luan Baçi

Bëni një sondazh, t’i pyesim banorët, demokratët dhe socialistët tuaj dhe pastaj merrni vendimet.

Mazhoranca ilegjitime, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, po përgatitet, ashtu dhe siç pritej, të kalojë në Parlament me votat e saj dhe pa konsensusin e opozitës reformën e re territoriale!

Edhe pse po e pranojnë vetë se reforma e vitit 2015, e miratuar vetëm nga PS, rezultoi një dështim i madh:

* Duke larguar shërbimet nga qytetarët;
* Duke u marrë kompetencat bashkive dhe duke ia kaluar këto qeverisë;
* Duke lënë pa investime ish-komunat që iu bashkuan bashkive qendrore të zgjedhura nga vetë këta!

Ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, pa dallim, votues të PD-së dhe të PS-së, janë të shumta.

Të gjithë kërkojnë vëmendje dhe shërbime sa më afër tyre.

Më shumë kompetenca dhe vetëvendosje për financat e tyre.

Përsëri, reforma që po përgatitet po ecën në të njëjtën linjë:

* Largim të shërbimeve;
* Marrje kompetencash;
* Zmadhim të territorit të bashkive duke i bashkuar ato;
* Humbje të identitetit të zonave të ndryshme.

Në këtë situatë po gjendet edhe qarku i Fierit.

Megjithëse është qarku i dytë më i madh në Shqipëri pas Tiranës, nga reforma e vitit 2015 u krijuan vetëm 6 bashki.

Në projektin e mazhorancës parashikohet që të kalojë në 5 numri i bashkive të këtij qarku.

Rroskoveci do t’i bashkohet Patosit, sipas projektit të PS-së.

Bashkia e Rroskovecit përbëhet nga Rroskoveci si qendër e bashkisë dhe ish-komunat Strum, Kuman dhe Kurjan.

Njësia Vendore Strum është 9 km larg nga Bashkia Rroskovec.

Do të jetë 15 km larg nga Bashkia Patos, pas bashkimit që do t’i bëjnë socialistët.

Njësia Vendore Kuman është 7 km larg nga Bashkia Rroskovec.

Do të jetë 13 km larg nga Bashkia Patos, pas bashkimit që do t’i bëjnë socialistët.

Njësia Vendore Kurjan është 6 km larg nga Bashkia Rroskovec.

Do të jetë 11 km larg nga Bashkia Patos, pas bashkimit që do ta bëjnë socialistët.

Rroskoveci është 8 km larg nga Bashkia Patos, që do ta bëjnë socialistët!

Në vitin 2015, ish-komuna Ruzhdie, që ka më shumë lidhje, afërsi dhe njohje me Rroskovecin, u shkëput dhe iu bashkua Patosit, pasi e dinin që është një komunë që voton kryesisht PD. Po kështu edhe ish-komunat Strum, Kuman dhe Kurjan dhe, për pasojë, u rrezikohej Bashkia e Rroskovecit për ta fituar.

Këtë e tregoi edhe rezultati i fundit në zgjedhjet e vitit 2023. Megjithëse ne ishim pa vulë, pa sigël, diferenca prej 200 votash ishte si rezultat i ndërhyrjes së fortë dhe të paprecedentë që bëri shteti, policia, administrata. Vetë Rama u angazhua fuqishëm dhe “Bufi i korrupsionit” hodhi para pa fund, ushtroi presion dhe shantazhoi çdo banor të bashkisë!

Në qoftë se do të ishte ish-komuna Ruzhdie pjesë e Bashkisë Rroskovec, fitorja e PD-së ishte super e garantuar.

Tashmë duan ta bashkojnë gjithë Bashkinë e Rroskovecit me Patosin, se përsëri i tremben zgjedhjeve të radhës për Rroskovecin.

Rroskoveci ka një histori të veçantë nga çdo bashki tjetër e qarkut.

Kjo zonë me njerëz të ndershëm, dinjitozë dhe shumë punëtorë dallohet për prodhimtari të bollshme bujqësore, blegtorale dhe agro-përpunuese.

Ka prodhime të shumta me ullinj, fruta dhe perime.

Një pjesë e territorit lidhet edhe me industrinë.

Rroskoveci ka qenë tradicionalisht qendër tregtare dhe bujqësore.

Rroskoveci ka sipërfaqe shumë më të madhe se Patosi dhe ka më shumë resurse për të qenë bashki dhe nuk duhet në asnjë mënyrë t’i bashkohet Patosit.

Rroskoveci ka një histori të hershme si qendër tregtare dhe bujqësore.

Në vitin 1923 u organizua si Komuna “Tregu i Frashërit”, pjesë e Qarkut të Beratit.

Në vitin 1958 mori statusin e qytetit.

Në Rroskovec kemi monumente kulture si Kisha e Shën Kollit në Kurjan (shek. XIII) dhe Kisha e Shën Gjergjit në Strum (shek. XVII).

Gjithashtu, studiuesit mendojnë se pranë Rroskovecit ka kaluar një degë e rrugës antike Egnatia.

Mos e prekni Bashkinë e Rroskovecit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco