Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas interesimit të mediave, duke mbrojtur Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Blushi deklaroi se, sipas tij, “asnjë proces i trukuar gjyqësor nuk mund të përdoret dot kundër Presidentit Ilir Meta”, ndërsa i cilësoi proceset ndaj tij si përpjekje për të krijuar perceptime të rreme në opinionin publik.
Ai u shpreh se këto procese janë “përpjekje kriminale dhe të dëshpëruara të regjimit kundër Ilir Metës”, duke shtuar se do të marrin “përgjigjen e merituar”.
Sipas Blushit, ndaj Ilir Metës nuk ekziston “asnjë fakt penal dhe asnjë kundërvajtje administrative e asnjë lloji”, ndërsa theksoi se kjo, sipas tij, nuk mund të provohet.
Në përfundim të reagimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë e cilësoi Ilir Metën si “shembull frymëzues të zbatimit me korrektësi të ligjit dhe Kushtetutës”.
BLUSHI:
Asnje proces i trukuar gjyqesor nuk mund te perdoret dot kunder Presidentit Ilir Meta
Proceset e trukuara gjyqesore për të krijuar perceptime të rrejshme për Ilir Meten do marrin ballore përgjigjen e merituar
Proceset e trukuara gjyqesore, perpjekje kriminale dhe te deshperuara te regjimit kunder Ilir Metes
Zero fakt penal dhe asnjë kundërvajtje administrative të asnjë lloji nuk ka ekzistuar kurre dhe as mund të provohet ndaj Ilir Metes
Ilir Meta shembull frymezues i zbatimit me korrektesi te ligjit dhe Kushtetutes
© SYRI.net