Qytetarët në Korçë kanë zhvilluar edhe këtë mbrëmje protestën e tyre të përditshme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në solidaritet me protestat që prej 50 ditësh vijojnë në Tiranë.
Tubimi nisi në orën 19:00, ku protestuesit u mblodhën për të përsëritur thirrjet për largimin e kryeministrit Rama, ndërsa shprehën mbështetjen e tyre për kauzën e ngritur nga qytetarët në kryeqytet.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit deklaruan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, duke kërkuar më shumë transparencë, përgjegjësi institucionale dhe ndryshim politik në vend.
© SYRI.net