'Rezoluta për Kosovën mbahet në sirtar'/ Shehu: Pasiviteti i Kuvendit i jep kurajë Serbisë të mohojë gjenocidin në Kosovë

13:31, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka akuzuar mazhorancën se po shkel procedurat parlamentare dhe po mban të bllokuara nisma të opozitës.

Në Kuvend, Shehu u ndal te projektligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore, duke pretenduar se ai është penguar të kalojë për shqyrtim, ndërsa kritikoi edhe miratimin e ligjit për barazinë gjinore.

Shehu ngriti gjithashtu çështjen e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, duke akuzuar qeverinë dhe Kuvendin se e kanë mbajtur prej vitesh të bllokuar.

Sipas tij, kjo situatë i ka dhënë hapësirë Serbisë të minimizojë krimet në Kosovë dhe kërkoi përgjigje për fatin e nismave të opozitës.

Shehu:

Faleminderit, zoti kryetar. Mosrespektimi i procedurës sjell shpeshherë dëme të mëdhaja, jo vetëm thjesht se është rregullorja e parlamentit, por dhe problemeve që ka ky vend. Do përmend dy raste. U bë muaj që ne kemi sjellë këtu projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gender. Ndërkaq vazhdon terapia hormonale apo të paktën dokumentacionet shpërndahen në institucionet publike e fëmijëve prej moshës 13 vjeç e gjysmë për ndryshimin e gjinisë. Krim kundër njeriut, krim kundër njerëzimit, krim kundër të ardhmes ky.

E stimuluar kjo padyshim nga propaganda Soros, apo nga ideologjizmat LGBT, të cilat ju detyrojnë ju, të bllokoni atë projektligj të vijë në parlament. E keni futur njëherë në rend dite, e hoqët, caktuat datat, dhe s'po ndodh asgjë. E keni bllokuar në komisione, nuk po e sillni dhe kërkoni ta zhdukni kështu. Pse? Se keni frikë nga këto instrumenta që ju duhet që... ju detyrojnë juve të bllokoni një projektligj të tillë kaq të rëndësishëm. Ndërsa ligjin famëkeq për barazinë gjinore, pra për zëvendësimin e gjinisë biologjike me atë ideologjike, e kaluat me vrap. Pse? E bëtë këtë gjë duke krijuar në këtë mënyrë një krim kundër shoqërisë shqiptare, familjes së shenjtë të përbërë nga burri, gruaja dhe fëmijët, të ardhmes së kombit tonë. Kjo është kur nuk respektoni procedurën. Të lutem dua një përgjigje për këtë punë.

Ju kam kërkuar disa herë, çfarë do bëhet, si do bëhet, kur do kalojë? E kam për detyrë ta kërkoj, ju e keni për detyrë të përgjigjeni. Ashtu siç keni krijuar një dëm të madh Shqipërisë me bllokimin e rezolutës sonë që kemi sjellë vite përpara për denoncimin, dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. E bllokuat atë për vite, nuk e sollët këtu, derisa e zëvendësuam disa shprehje të një deklarate që kaluam për liderët e UÇK-së, e pamjaftueshme krejtësisht ajo, ndërsa rezoluta vazhdon të jetë në sirtarët tuaja. Ndërkaq ministrja serbe, ministrja serbe duke marrë guxim... guxim qeveria serbe nga pikërisht nga pasiviteti dhe nga bllokimi i këtij parlamenti shqiptar, mbron gjenocidin serb në Kosovë dhe thotë që do ta zbatoja, sepse pastrimi etnik është gjenocid, nuk është asgjë tjetër.

Dhe prapë heshtet, prapë kërkohet të minimizohet kjo situatë nga qeveria, nga institucionet, bllokohet dhe komisioni i jashtëm në kalimin e kërkesës tonë për të dënuar atë akt të pashëmbullt të një ministrie serbe dhe ndërkaq rezoluta jonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë vazhdon të jetë e fshehur diku, e zëvendësuar disa herë nga ne, po prapë e pasjellë këtu. Krim kjo, krim moszbatimi i rregullores dhe procedurave, krim pasojat e saja...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco