Eksperti dhe arkitekti i rrjeteve, Erion Demiri, i ftuar në “SYRI I BOTËS” në SYRI TV me moderatoren Dori Daka, foli për zhvillimin e data centerave dhe rolin e tyre në epokën e inteligjencës artificiale.
Demiri shpjegoi se rritja e përdorimit të AI ka krijuar nevojën për qendra të mëdha të dhënash, ku përpunohen kërkesat e platformave si ChatGPT. Sipas tij, këto qendra kërkojnë hapësira të mëdha, konsumojnë sasi të larta energjie dhe përdorin ujë për ftohjen e serverëve.
Ai theksoi se ndër shqetësimet kryesore për komunitetet pranë këtyre objekteve janë zhurma e vazhdueshme, nxehtësia e prodhuar dhe ndikimi në kostot e energjisë.
Sipas ekspertit, Shtetet e Bashkuara mbeten lider global në numrin e data centerave, ndërsa shumë qendra të tjera në botë mund të mos deklarohen publikisht për arsye sigurie apo interesi industrial.
Demiri:
Po, ka pasur një ndryshim të madh. E para njerëzit duhet të kuptojnë që në fillim, në fillimet kur të gjitha kompanitë, personat e ndryshëm pra, mbanin të dhënat e tyre i kishin të izoluara në kompjuterat e tyre ose në zyrat e veta. Dalëngadalë u kalua në data, ato që zakonisht në kompanitë e mëdha quhen përsëri data center, pra një pjesë e vogël ku ruhen të gjitha të dhënat. Dalëngadalë u krijuan këto që quhen data centera më të mëdhenj, për shkak se u pa që kishte nevojë për gjëra të cilat të kishin të bënin sidomos me infrastrukturën, pra me energjinë, kishin të bënin me një lidhje të internetit të pandërprerë, me sigurinë, dhe për këtë arsye u krijuan data centerat, ku kompani të ndryshme dhe data centera të tilla sot në botë ka goxha, kompani të ndryshme dhe të gjithë personat mund të merrnin qoftë me qira një hapësirë, ose me qira servera të ndryshëm për të ruajtur të dhënat. Në këto dy vitet e fundit ama, kemi pasur një ndryshim shumë të madh në momentin kur, me lindjen e inteligjencës, ose më saktë, me aksesimin kaq të madh të inteligjencës artificiale, u pa nevoja për një sasi të madhe të serverave dhe kompjuterave të cilët do të mbanin punën dhe do të zhvillonin inteligjencën artificiale. Dhe në këtë moment kemi pasur krijimin e data centerave specifikë për mbarëvajtjen, ose për punimin, për zhvillimin, dhe për aksesimin e inteligjencës artificiale.
Dhe këto janë ato data centera të cilat në përgjithësi nuk aksesohen direkt nga publiku. Pra, ti nuk ke aty akses si një kompani e caktuar, por në momentin kur ti akseson, po themi, ChatGPT-në dhe fillon dhe i shkruan ChatGPT-së, ato të dhëna që ti shkruan dhe ato llogaritje që bëhen mbrapa për të të kthyer ty përgjigjen, bëhen në një nga këto data centerat të mëdhenj.
Duhet ta kemi parasysh, domethënë që në ditët e para kur ne filluam të aksesonim pra inteligjencën artificiale në atë mënyrën e famshme përmes ChatGPT-së dhe më pas me atë, u pa dhe vazhdoi të thuhet shprehja që asgjë nuk do të jetë si më parë. Dhe praktikisht, inteligjenca artificiale na ka prekur dhe vazhdon të na prekë në shumë fusha. Një prej fushave ku pastaj është direkt një prekje e jetës së personave, ka të bëjë me faktin që inteligjenca artificiale ka nevojë për këto data centera të mëdhenj, të cilët janë ndërtesa hektarë të tërë.
Për shembull në Shqipëri që do të jetë një data center relativisht i vogël për kapacitetet e inteligjencës artificiale, bëhet fjalë diku te dy hektarë tokë që do të zihen pra prej saj. Imagjinoni pastaj për këto data centerat të mëdhenj, të cilët janë të mbushur me servera, me kompjutera, zakonisht janë sidomos me procesorë video, të cilët ata janë ata që përdoren për inteligjencën artificiale, të cilët përveç hapësirës që zënë, bëjnë zhurmë. Zhurma është një nga shqetësimet kryesore të cilat janë ngritur nga popullata të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. Pra kanë një hum të vazhdueshëm pra në sfond që ti mund të jesh larg por vazhdon ta dëgjosh si zhurmë e një qyteti në qoftë se ke parasysh...
Qendrat, por që normalisht nuk janë data centerat ato tradicionalët, të cilët ne i dimë dhe vazhdojmë t'i përdorim pra për shërbime të ndryshme. Nuk kam qenë në një data center specifik për pjesën e inteligjencës artificiale. Kam qenë dhe në data centera të cilat përdoren pastaj për mining të cryptocurrency dhe ato kanë një zhurmë goxha të madhe. Zhurma, të cilat sido që ka rregullore dhe izolohen në forma nga më të ndryshmet, përsëri popullata që është aty pranë e ndjen dhe është e ankuar. Një nga këto pra është zhurma. Diçka tjetër që e kemi, ankesa dhe që dihet që ka goxha impakt, ka të bëjë me faktin që ato lëshojnë shumë nxehtësi. Dhe lëshimi i nxehtësisë pastaj, pra nxehtësia mundohet, duhet t'i largohet, gjithmonë nëpër servera nxehtësinë ti duhet ta largosh sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe për këtë arsye përdoren mënyra nga më të ndryshmet, një prej të cilave është uji. Pra harxhohen sasi të mëdha uji për të ftohur këto data centerat të mëdhenj.
Pra këto janë dy nga, dy nga pikat që mund të listohen pra si goxha të rëndësishme dhe goxha shqetësuese për zakonisht banorët e zonave ku ngrihen këto data centera. Kemi pastaj dhe gjëra të tjera një çikë më afatgjata që ndjehen më pas që ka të bëjë për shembull me faktin që për shkak se harxhohet një sasi e madhe energjie, shpeshherë kompanitë të cilat ofrojnë pastaj linjat elektrike pra që ofrojnë burimin e energjisë elektrike detyrohen që të ngrënë kostot. Dhe meqenëse i ngrenë kostot, shpeshherë fillojnë dhe ka dhe problematika, rriten kostot e energjisë në ato zona ku janë këto data centera që janë harxhues të mëdhenj, e kështu me radhë. Pra në përgjithësi patjetër kemi një impakt pra, një impakt qoftë në ambient, qoftë në jetën e njerëzve. Patjetër sepse kemi të bëjmë, pra kemi të bëjmë me burime temperaturash pra, burime energjie të larta të cilat duke u lëshuar energji siç thashë, patjetër në çastin që ti do ta largosh atë energji që çlirohet aty, atë temperaturë të lartë, sigurisht që do ta lëshosh në ambient në formën e ajrit ose në formën e ujit, i cili përfundon duke ngrohur tamam si një qytet, e kemi të qartë, dhe një qytet për shembull është shumë më i nxehtë sesa po të dalësh jashtë qytetit pra në zona rurale.Përsa i përket asaj pjese të parë të pyetjes, Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë të parët, duhet të kemi pasur parasysh që dhe për herë të parë dhe interneti, ashtu si ne e njohim, pra që në networkun e parë pra, ARPANET që është krijuar, është krijuar në Shtetet e Bashkuara. Dhe gjatë gjithë historisë, gjatë gjithë historisë pra moderne të rrjeteve kompjuterike, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë pararojë. Dhe në këtë moment, dhe data centerat, ata tradicionalët që ne i kemi njohur dhe pastaj këta data centerat specifikë pra, të ndërtuar specifikisht për inteligjencën artificiale, janë në numër më të madh pra në Shtetet e Bashkuara. Në fakt diskutojmë që Shtetet e Bashkuara, se kemi këtu dhe një problem të vogël që jo të gjithë data centerat deklarohen në botë. Pra përsa i përket asaj pyetjes çfarë...Në të gjitha, ka shumë, ka shumë skenarë në këtë pjesë. Kemi qeveri të shteteve të caktuara të cilat ngrënë data centera dhe i mbajnë sekret, duke ruajtur pastaj pra dhe në një farë forme sekretet e tyre industriale për çfarë ata i përdorin ato pra.
Dhe ndërkohë kemi pastaj dhe kompani, të cilat duke mos dashur që të jenë pre qoftë e pakënaqësisë së publikut, por qoftë dhe e taksave të caktuara, mundohen të krijojnë data centera më të vegjël, të cilët ndoshta nuk bien në sy brenda godinave të caktuara, nuk bien në sy dhe mund të mos listohen pra te kjo lista e madhe që kemi ne për data centerat në botë. Por përsa i përket data centerave të mëdhenj pra këtyre që janë specifikisht për inteligjencën artificiale, gjithmonë bëhet fjalë për ata që janë diku mbi 30 megavat pra energji se maten në këtë formatin, Shtetet e Bashkuara janë kryesoret. Pra sot në botë kemi diku 4 mijë e diçka data centera të mëdhenj, të deklaruar në Shtetet e Bashkuara. Të gjithë shtetet e tjera pastaj të zhvilluar, si Anglia, Gjermania në Europë, Kina, kanë data centera diku te 400-500 në mos gaboj pra kur bëhet fjalë për Gjermaninë dhe...
© SYRI.net