Lajmi i fundit

LIVE - Proteste para parlamentit: Arrestoni Ramën e Ballukun

'E RRITIM LEKUN QË TË ULIM BORXHIN NË EURO'/ IRIQI bisedon me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

'E RRITIM LEKUN QË TË ULIM BORXHIN NË EURO'/ IRIQI bisedon me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

17:13, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi:-Ka dy ditë që po bën replika në media për mbiçmimin e lekut. Vërtet e beson që kjo rritje vjen nga progresi në ekonomi?

Delina:-Po kush më le mua të besoj e të mendoj, o Iriq! Dhe replikën që u bë në emrin tim me Irena Beqirajn e lexova kur më morën në celular ca shoqe. Ç’ke katranosur ashtu, moj korbë, më thanë.

Iriqi:-Pse e ka shkruar “Inteligjenca Artificiale”?

Delina:-Jo, jo. E ka shkruar “Rama Origjinale”. Dora vetë dmth.

Iriqi:-E di dhe bufi që mbiçmimi vjen dhe nga paratë e drogës. Apo jo?

Delina:-Nuk di ç’të them. Ja, të marr në cel Atë e të jap përgjigje.

Iriqi:-Ka dhe një paradoks, mallrat e importit blihen me euron përtokë, por shiten më shtrenjtë me lekë. Kur duhet të ndodhte e kundërta. Si mendon?

Delina:-Hiç s’mendoj. Kemi një në krye që mendon e që flet. Ne duartrokasim, votojmë e lutemi mos të jetë gënjeshtër ajo puna e kartelës.

Iriqi:-Për ç’kartelë po flet?

Delina:-Që Ai është i çmendur pra. Gjithë Rilindja lutet të jetë e vërtetë.

Iriqi:-Pse?

Delina:-Se nesër kur të na thërrasin për hetime t’u tregojmë që në krye kishim një psikopat.

Iriqi:-Dhe?

Delina:-Dhe do na japin pafajësi dhe dëmshpërblim.

Iriqi:-Ama atë ditë do të ma thuash pse u forcua leku? Premtomë!

Delina:-Ta them qysh tani, por botoje kur të vijë koha. Shprehja, “parja ngre ujin në tërma” tani thuhet, “parja e drogës ngre lekun në tërma”. Një kjo. E dyta, duke zhvleftësuar euron ulim ndjeshëm borxhin publik.

Iriqi:-Si e ulni?

Delina:-Pa lëviz fare nga vendi. Më parë me 140 lekë ne shlyenim 100 euro borxh. Tani me 140 lekë shlyejmë 150 euro borxh. E sheh? Është bërë Rama si magjistar. Po të lutem lutu dhe ti Iriq që ai të ketë kartelë. Lutu, më premto! Vërtet fiton dhe ai, por shpëton Shqipëria…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco