Lajmi i fundit

LIVE - Proteste para parlamentit: Arrestoni Ramën e Ballukun

Shehu: Rama po përdor ndarjen territoriale për interesa elektorale, synimi i tij ndryshimi i kufinjëve për përfitime...

16:52, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka kritikuar ashpër mënyrën se si po zhvillohet procesi për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë një “antireformë” që, sipas tij, po hartohet pa konsensus dhe me qëllime politike.

Në një intervistë për Syri TV, Shehu deklaroi se shqetësimet që evidentohen në qarkun e Gjirokastrës pasqyrojnë të njëjtat probleme që, sipas tij, po shfaqen në të gjithë territorin e vendit. Ai akuzoi mazhorancën se po anashkalon propozimet e Partisë Demokratike dhe po tenton të imponojë ndryshimet në mënyrë të njëanshme, ashtu siç, sipas tij, ndodhi edhe me reformën territoriale të vitit 2014.

Sipas deputetit demokrat, një reformë territoriale duhet të mbështetet mbi historinë, traditën, identitetin e komuniteteve dhe nevojën për ta afruar pushtetin vendor me qytetarët. Ai argumentoi se ndryshimet e propozuara po ndjekin drejtimin e kundërt, duke rritur distancën mes administratës dhe qytetarëve.

Shehu u ndal veçanërisht te qarku i Gjirokastrës, ku tha se po diskutohen bashkime të njësive vendore që, sipas tij, cenojnë identitetin historik dhe kulturor të zonave. Ai kundërshtoi mundësinë e heqjes së statusit të bashkisë për Libohovën, duke e cilësuar këtë një “krim historik”, ndërsa shprehu rezervat edhe për ndryshime të mundshme që prekin Dropullin, si dhe për bashkimin e Tepelenës me Memaliajn apo të Përmetit me Këlcyrën.

Deputeti demokrat theksoi se këto komunitete kanë histori, tradita dhe zhvillim të veçantë, ndaj bashkimi i tyre në mënyrë artificiale do të dëmtonte identitetin dhe funksionimin e pushtetit vendor.

Shehu:

Po pikërisht, absolutisht. Ajo që unë them për qarkun e Gjirokastrës dhe konstatoj në qarkun e Gjirokastrës, qarku i cili, i të cilit unë jam deputet. Mendoj se në tërësinë e tij, ato probleme, ato çështje, ato shkelje të mëdhaja që vihen re aty pikërisht gjatë bërjes së kësaj reforme territoriale, janë të gjithë territorit shqiptar. Këtu janë dy elementë të përgjithshëm, janë disa. Së pari njëherë, u tha që do bëhet një reformë me një konsensus. Nuk është e vërtetë. Po tentohet të bëhet vetëm nga e majta. Nuk po merr parasysh absolutisht kërkesat, propozimet e Partisë Demokratike, e cila është, padyshim, forca kryesore e opozitës shqiptare. Kërkohet, anashkalohet, kërkohet të ndodhemi para faktit të kryer ashtu siç u bë me reformën territoriale dikur dhe në këtë mënyrë, jo për të korrigjuar ato gabime të mëdhaja që u bënë në reformën e dikurshme territoriale, por duke ecur në atë rrugë të gabuar dhe duke thelluar gabimet dhe paradokset e mëdhaja të reformës territoriale në Shqipëri.

Dhe duke krijuar një reformë territoriale të papërputhshme me historinë, me traditat, me lidhjet e komuniteteve, me ato të cilat janë, përcaktojnë çdo komunitet dhe pastaj padyshim dhe jashtë mundësive për të zgjidhur problemet e popullsisë, për të ndihmuar popullsinë, për ta kthyer pushtetin lokal sa më afër popullsisë, pra, për të zgjidhur problemet, hallet, çështjet e mëdhaja që ka popullsia dhe për të ndihmuar në zhvillimin e njësive vendore. Pra, kemi një reformë e cila po shkon dhe po ecën në kundërshtim të madh me këto parime. Në çdo vend të botës ku bëhen reformat territoriale, kur bëhen ndarjet territoriale, merret për bazë, merren për bazë disa elementë. Merret për bazë historia, merret për bazë tradita, merret për bazë vlerat, karakteristikat e komuniteteve, dhe pa dyshim pastaj merren për bazë dhe hapësirat, mundësitë për të bërë që komuniteti të jetë sa më afër pushtetit vendor. Në Shqipëri po bëhet e kundërta. Shikoni ç'po ndodh në qarkun e Gjirokastrës. Unë do të them se ajo që po ndodh në qarkun e Gjirokastrës është një masakër e vërtetë. Absolutisht. Është e vërtetë. Janë të qarta idetë për të shkatërruar njësitë vendore të ngritura dhe për të ulur numrin e njësive vendore.

Dhe kjo padyshim kërkon, shkon me atë që kërkohet të ulen ndjeshëm njësitë vendore në gjithë Shqipërinë, kur numri i njësive vendore realisht në të gjithë Shqipërinë duhet shtuar për të bërë të mundur për t'i shërbyer qytetarëve. U tha dikur se do të ulet numri i njësive vendore për të ulur administratën vendore. Nuk ndodh, nuk është e vërtetë, nuk ndodhi kështu. Përkundrazi, administrata vendore është shtuar me gjithë uljen e njësive vendore. Distanca e qytetarit me administratën vendore është shtuar. Problemet janë të pazgjidhura, janë shtuar, dhe aq më shumë është shkatërruar historia, vlerat. Në qarkun e Gjirokastrës, sot kërkohet të bëhen disa gjëra të pabëra do të thoja.

Flitet për heqjen e bashkisë nga Libohova. Është megjithë një krim, një krim historik. Libohova është një qendër e madhe kulturore, vlerash, traditash, historie, që ka komunitetin e saj dhe nuk mund t'ia mohosh të drejtën e këtij komuniteti për të pasur njësinë vendore të saj. Flitet dhe përdoret, kërkohet, po përdoret dhe po diskutohet Dropulli si një monedhë shkëmbimi. Ta çojmë këtu, ta çojmë atje. Dropulli është aty ku është. Dropulli ka historinë e tij, kulturën e tij, traditën e tij, ka rrezatimin shqiptaro-grek në atë hapësirë ku është, dhe do të ishte gabim fatal të kërkohej të çbëhej dhe të ndryshojë ajo bashki e Dropullit e cila ka vlera aq të mëdhaja. Kërkohet e shtuar të futet në një thes Tepelena me Memaliajn. Nuk është kështu. Janë dy, janë dy njësi vendore të bazuara mbi dy komunitete, mbi dy hapësira, që të ndryshme në problemet e tyre, në zhvillimet e tyre, në ekonomitë e tyre, në hapësirat e tyre, janë të ndryshme në atë që i përkasin, në vlerave dhe në historinë e tyre dhe në kontributet që kanë dhënë, nuk mund të bashkohen në mënyrë mekanike dy bashki të tilla të mëdhaja absolutisht në një bashki. Pse? Sepse i është mbushur mendja dikujt që mos marri parasysh asgjë që lidhet me traditën, me komunitetin, me vlerat, me mënyrat e komunikimit dhe aq më shumë pastaj me atë që është shërbimi ndaj qytetarit. Kërkohet të futet në një qese Përmeti me Këlcyrën.

Duke harruar se të dyja kanë karakteristikat e tyre. Kanë veçoritë e tyre. Kanë historinë e tyre. Kanë personalitetin e tyre si komunitete. Kanë zhvillimin e tyre. Dhe absolutisht nuk mund të kërkohet të bashkohen dhe këto në mënyrë artificiale duke shkelur pikërisht mbi shumë elementë që lidhen me historinë, duke lidhur me vlerat, duke lidhur me atë që përmban komunitetin e vërtetë dhe që është një motorr i krenalisë së komunitetit dhe i zhvillimit të komunitetit. Pra kërkohet në mënyra krejt artificiale, në mënyra krejt absurde të bashkohen, të shkatërrohen komunitete, identitete dhe kërkohet të largohet nga qytetari pushteti vendor. Kjo se nuk ndodh. Unë e thashë shikoni, ne kemi vende të tjera shumë të mëdhaja, kemi Italinë...

Ne jemi, përveç atyre që thashë, jemi përballë një tentative të një ndarje sipas modelit gerrymander. Pra, kërkon të përdoret lëvizja e kufijve territorialë për të shtuar votat apo për të fituar për efekte politike dhe elektorale, që është krejtësisht e dënueshme. Është edhe me ligje e dënueshme një gjë e tillë. Kërkohen të përdoren të tilla manovra krejtësisht të fshehta, krejtësisht të papranueshme, pikërisht për të ndërhyrë dhe në proceset e votimit. Dhe kjo është një nga karakteristikat e tjera të kësaj tentative për këtë gjoja reformë, që është në të vërtetë një antireformë territoriale që po bëhet. Rama sikurse të kishte mundësi edhe Bashkinë e Gjirokastrës do ta shkatërronte. Do ta dërmonte. Pse? Sepse Rama kërkon e para njëherë, të shkatërrojë çdo gjë që ka qenë, çdo histori, çdo traditë, sepse ai niset nga parimi bota fillon me mua.

Sikur, kurse historia është shumë e gjatë, dhe nga ana tjetër kërkon të përdori ndarjen territoriale për efekte elektorale dhe efekte politike. Pra, unë mendoj se jemi përpara disa gabimeve shumë të mëdhaja që po bëhen, të cilat nuk mund të kalojnë pa lënë gjurmë dhe nuk duhet të kalojnë pa një mobilizim qytetar për t'ju kundërvënë këtyre tentativave të cilat kërkojnë të shkatërrojnë njësitë vendore karakteristike që kanë traditën, historinë dhe të përdorin pastaj këto gjëra për efekte politike dhe efekte elektorale. Jemi përpara një komploti do të thoja ndaj historisë, traditës, vlerave qytetare dhe nevoja e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco