Ditën e sotme është vendosur edhe data se kur do të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për Belerin do të mbahet në orën 10:00 të datës 27.05.2024.
Kujtojmë se Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje, pas arrestimit me urdhër publik të kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu Belerit i është mohuar në mënyrë antikushtetuese betimi i tij si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.
Beleri ka ankimuar në Apel dënimin nga GJKKO-ja.
© SYRI.net