Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

SYRI TV/ Rrëzoi vetingun, Antoneta Sevdari merr detyrën në Prokurorinë e Tiranës

17:05, 13/05/2024
A+ Aa A-

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.

Ndërkohë që organi i akuzës në Tiranë është në pritje të mbërritjes së vendimit të KPA për të bërë përfundimisht rifutjen e Sevdarit në sistemin e drejtësisë. Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet ti kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019. Gjithashtu Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut. Me vendimin e KPA të premten e 10 majit, në ditën e drejtësisë, procesi i Vetingut mori një nga goditjet më të rënda që prej nisjes së Reformës në Drejtësi.

Gjykata e Starsburgut gjeti shkelje të të drejtave të njeriut në vetingun e prokurores Antoneta Sevdari, duke detyruar Institucionet shqiptare të rishikojnë këtë vendim. Jo vetëm Sevdari, por një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarësh kanë kundërshtuar në Strasburg largimin e tyre nga drejtësia si të paligjshëm.

Vendimi ndaj Sevdarit ishte i pari i këtij lloj ku Strasburgu u shpreh dhe vendimi i tij për rihapje të procesit të vettingut, i dha të drejtë në vlerësimin për herë të dytë në KPA, institucion që e kishte shkarkuar pas ankimimit të Komisionerit Publik që kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë prokuroren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco