Strazimiri: Prokurorët janë faktorë politikë! Dje kërcënuan dhe reaguan politikisht!

Strazimiri: Prokurorët janë faktorë politikë! Dje kërcënuan dhe reaguan politikisht!

21:37, 23/05/2024
A+ Aa A-

Nga debati i z. Gent Strazimiri në emisionin Çim Pela Live në SYRI TV me analistët e ftuar në studio: Enton Abilekajn, Mentor Kikinë dhe Eugen Becin. Tema e emisionit: “Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama!”

Strazimiri: “Ligjet organike me të cilat funksionon sot drejtësia shqiptare, të teta ligjet, janë sipas ish-Kushtetutës që do të duhej të ishte. Janë në papërputhshmëri me këtë Kushtetutë, janë kundër çdo rekomandimi që ka dhënë Komisioni i Venecias. Atëherë, në çfarë situate ndodhemi?! Sigurisht që situata e djeshme do të duhej të kishte qenë një llogaridhënie e prokurorëve përpara parlamentit.

Në fakt patëm një debat politik, debat politik midis pozitës, opozitës dhe një faktori të tretë të pazgjedhur: prokurorëve.  Ata janë faktorë politikë. Dje folën politikisht, dje kërcënuan politikisht, reaguan politikisht.

Reaguan pak më butë ndaj këtyre mëkatarëve, kur e tha Çimi, pothuajse i gjithë rreshti i PS, e kanë dhënë mediat,  janë nën hetim!  Janë zyrtarisht personalisht nën hetim; një pjesë tjetër e di vetë.  

Ishte edhe opozita, e cila sigurisht kishte betejat e saj për të luftuar, ka liderin e opozitës të burgosur, i papandehur! Ende pa akuzë formale! Është shumë interesante. Ky shqetësim duhet të kishte qenë, duhej t’u ishte bërë prokurorëve; gazetarët pinë kafe informale e informohen me ta. Kurrë - po jua them.

Në 112 vjet shtet as në kohën kur Fatmir Xhafaj bënte drejtësinë, të vinte “hekurat” thjesht se s’i pëlqeje si fytyrë, nuk guxonte ta bënte këtë punë: të të vinte hekurat dhe të merrte nën arrest, kurrë, në qoftë se formalisht nuk kishte... E bënte vetë letrën: “ ka thënë s’ka patate”, por kishe një akuzë ti. “Ky do të shkojë në burg se ka thënë “s’ka patate”; neni 55 i Kodit penal!!!”

Po “person nën hetim” që do të thotë që pas katër vjetësh që e ke nën hetim, kërkon dhe masë sigurie megjithëse nuk ke ende asnjë element pas katër vjetësh hetimi për të ngritur një padi formale dhe për ta marrë të pandehur, ky i vetmi është Sali Berisha!

Ky qe debati dje. Asnjë informacion nuk morëm, asnjë çështje sigurisht nuk u ngrit mbi mos funksionimin dhe pse ka rezultate kaq të pakta sot SPAK-u krahasimisht me ç’kishte Task Force në kohën e Sali Berishës .

Ende sot nuk kanë kapur pas tre vjetësh me këto rroga pashallarësh që marrin e me mbështetje ambasadash – është bërë si Ministri e Jashtme, SPAK-u, një e dy shkojnë, ka më shumë takime diplomatike nga ç’ka veprime penale, procedurale  - dhe akoma sot nuk ka kapur...”

Ndiqni debatin e plotë në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco