Artan Hoxha: Berisha ka bërë gjysmën e rrugës, ta vazhdojë betejën me ankimim gjyqësor për 'non grata'

Artan Hoxha: Berisha ka bërë gjysmën e rrugës, ta vazhdojë betejën me ankimim gjyqësor për 'non grata'

22:57, 20/06/2024
A+ Aa A-

Analisti Artan Hoxha u shpreh se tashmë Sali Berisha nuk duhet ta ndalojë betejën për të zbardhur të vërtetën, duke vazhduar me ankimimin gjyqësor për dizenjimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.

'Berisha e nisi një betejë dhe do të thoshte s’do bëj ankimim gjyqësor, por me qenë se e nisi dhe e ka bërë gjysmën e rrugës së ankimit administrativ, mund të vazhdoj edhe ankimin gjyqësor', u shpreh Hoxha. 

Hoxha: Beteja nisi dhe ka shkuar deri në gjysmë. Unë them se kjo betejë nuk duhet të ndërpritet sepse në mjedisin shqiptar argumenti shqiptar, nga kundërshtarët kundër Berishës e kanë ndarë mendjen, por ka edhe një elektorat gri.

Ndaj beteja duhet të vazhdojë sepse në shkallët e gjyqësorit britanik ka gjasa që ne të mësojmë më shumë të vërteta dhe ndoshta edhe peshimi i fakteve në gjyqësorin britanik mund te jetë më i ndryshëm se peshimi i fakteve në një komision administrativ.

Kjo nuk do të thotë se ka ndonjë shpresë të madhe të ndryshoj vendimi, por ka mundësi që peshimi të jetë ndryshe.

Berisha e nisi një betejë dhe do të thoshte s’do bëj ankimim gjyqësor, por me qenë se e nisi dhe e ka bërë gjysmën e rrugës së ankimit administrativ, mund të vazhdoj edhe ankimin gjyqësor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco