Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

‘Kur SPAK të akuzojë Veliajn, do godasë Metën’/ Kreu i PL: Dum Dumani-Edi Rama organizatë kriminale, do t’i godas pa mëshirë

22:04, 20/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti i PL-së ka reaguar në lidhje me perceptimet që qarkullojnë nëpër banaqet televizive, se në momentin që SPAK do detyrohet të ngrejë akuzë ndaj SPAK, atëherë do të godasë Ilir Metën.

Në intervistë me Çim Peka LiveSYRI TV, Meta akuzoi se Altin Dumani dhe Edi Rama janë një organizatë kriminale terroriste që pushtetin dhe përfitimet.

‘Edhe unë do ta godasë pa mëshirë SPAK edhe kushdo që kujton se përmes SPAK-ut do të mposhtë Ilir Metën dhe ‘Ilir Metat’ kudo ku janë, nga Nju Jorku dhe deri në Zelandën e Re. Kaq pa asnjë shqetësim’, u shpreh Meta.

Biseda në studio: 

Peka: Ka një perceptim dhe tashmë është e qartë se SPAK për çdo arrestim politik, së paku e njoftojnë paraprakisht Ramën dhe bëjnë një regji. Në momentin që godet dikë nga ata që Ramës nuk i duhet më, do godasë lider opozite. Berisha është në arrest, ju jeni në hetim, Mediu nën akuzë. Këta janë tre kryetarët e partive politike në opozitë. Ditën që SPAK do detyrohet, nqs detyrohet, të ngrejë akuzë ndaj Erion Veliajt, në atë kohë do godasë edhe Ilir Metën.

Meta: Edhe unë do ta godasë pa mëshirë SPAK edhe kushdo që kujton se përmes SPAK-ut do të mposhtë Ilir Metën dhe ‘Ilir Metat’ kudo ku janë, nga Nju Jorku dhe deri në Zelandën e Re. Kaq pa asnjë shqetësim. Siç jam këtu ballë për ballë, të kam ardhur këtu gjithmonë, më sill Dum Dumanin këtu, më sill Edi Ramën këtu dhe do t’i godas pa mëshirë si një organizatë kriminale terroriste që ndajnë pushtetin dhe përfitimet me Edi Ramën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco