KAFE SHQETO/ Korreshi: Qeveria teknike duhet të ketë fuqi të plotë...

KAFE SHQETO/ Korreshi: Qeveria teknike duhet të ketë fuqi të plotë...

10:22, 18/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene i ftuar Saimir Korreshi. Ai ka komentuar situatën politike ne vend dhe thirrjen për një qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve.  

Saimir Korreshi: Në Lushnjë shumë pak kanë ngelur nga ana tjetër. Në nuk e kemi patur këtë problemin e zyrës. Gjithsesi janë ca gjera që do të rregullohen të gjitha. Unë mendoj se patjetër që atmosfera është e ndryshme. Patjetër që tani njerëzit nuk pyesin më, me çfarë sigle do hymë, me kë do bëjmë koalicion e të tjera më radhë. Të paktën kush do të pozicionohet kundër Partisë Demokratike të hapë një subjekt të ri. Por të paktën demokratët dhe të gjithë ata që duan ose kanë qene stoikë që donin të votonin Partinë Demokratike e kanë zgjidhjen dhe e kanë drejtimin tashmë. Situata është shumë herë më mirë nga çfarë ishte. Nuk ka nevojë për ftesë sepse këtu tek në është e hapur dhe ka qenë e hapur gjithë kohës. Mendoj se edhe ata pak njerëz që ishin tek partia e vulës, mendoj se do të kalojnë të gjithë. Nuk mendoj se do të presin krijimin e një partie të re.

Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç qeverisë teknike. Në qoftë se 2021 ne kemi humb pasi nuk kishim garancinë të kësaj, të një qeverie teknike. E dyta ju e dini se këtu bëhen ata tre muajt e fundit të gjitha kontratat për të hyrë në punë , ndërkohë që janë në kundërshtim me ligjin. Të gjithë makineria shtetërore, jo vetëm administrata por edhe makina e plehrave, them unë është në funksion të zgjedhjeve. Pra nuk mungon asgjë. Presionet që u bëhen bizneseve, me gjobat që u vihen se përdoren kopjo në qoftë se marr procesverbalet i kanë në dy blloqe të ndryshme ata. Unë mendoj se qeveria teknike duhet të ketë fuqi të plotë siç është sot qeveria pra që ndikimi i këtyre ministrave që vijnë nëpër qarqe mos të jetë më bilbil për çdo gjë ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco