26 maj 2024 zhvillohen zgjedhjet për kryetar në tre degët e PD, Sarandë, Finiq, Konispol

26 maj 2024 zhvillohen zgjedhjet për kryetar në tre degët e PD, Sarandë, Finiq, Konispol

21:29, 23/05/2024
A+ Aa A-

Degët e Partisë Demokratike Sarandë, Finiq dhe Konispol, zhvillojnë këtë të diel zgjedhjet për kryetar në 3 degët e saj. Lajmin e bën të ditur faqja zyrtare e PD në rrejetin social Facebook, ku bëhet thirrje të gjithë demokratëve të këtyre degëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhur drejtuesit e tyre lokale të Partisë Demokratike.

Postimi në Facebook:

Demokrat, anëtar të Partisë Demokratike, ditën e diel 26 MAJ 2024 zhvillohen zgjedhjet për kryetar në tre degët e PD, Sarandë, Finiq, Konispol.

Demokratët me gjendje civile në Sarandë votojnë së selinë e PD Sarandë për kryetar degë Sarandë, nga ora 08:00-19:00 me datë 26 MAJ 2024.

Kandidatët për kryetar DEGA SARANDË

1- Elvis Tahir Kuci

2- Manjola Kastriot Nikollo

Demokratët me gjendje civile në Finiq votojnë në qëndër votimi përballë njësisë administrative Livadhja, për kryetar degë Finiq, nga ora 08:00-19:00 me datë 26 MAJ 2024.

Kandidatët për kryetar DEGA FINIQ

1- Jegrest Gramoz Bilo

2- Shpëtim Isa Iljazi

Demokratët me gjendje civile në Konispol votojnë në lokalin e Petrit Balanit, qëndër Konispol, për kryetar degë Konispol, nga ora 08:00-19:00 me datë 26 MAJ 2024.

Kandidatët për kryetar DEGA KONISPOL

1- Julian Jasin Ali

2- Faredin Selman Lame

Ju ftojmë të merrni pjesë masivisht në zgjedhje duke shprehur vullnetin tuaj për kandidatët që mendoni që bëjnë një PD më të hapur, më fortë, më të bashkuar.

Së bashku për fitore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco