Sa rrezikon SPAK të jetë vrasësi i zgjedhjeve 2025

Sa rrezikon SPAK të jetë vrasësi i zgjedhjeve 2025

08:17, 17/06/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Nëse Prokuroria e Posaçme nuk merr urdhër te Rama dhe në Ambasada ajo ndalon të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme së paku emrat e mëposhtëm:

Edi Ramën

Erion Veliajn

Taulant Ballën

Damian Gjiknurin

Ulsi Manjan

Belinda Ballukun

Blendi Klosin

Olta Xhaçkën

Ilir Beqen

Engjëll Agaçin

Mimi Kodhelin

Elisa Spiropalin

Fatmir Xhafën

Bledi Çuçin

Dalina Brahimin

Plarent Ndrecën

Frida Krifcën

Vangjush Dakon

Blendi Gonxhen

Mirela Kumbaron

25 kryebashkiakë...

Të tjerë drejtorë policë e njerëz të drejtësisë vijojnë listën..

Opozita vjen në protestën e 12-të, këtë herë zyrtarisht e realisht si një PD më e plotë dhe bashkuar. Janë miliarda euro, janë dhjetëra drejtues të bashkisë Tiranë,qeveritarë, janë fije të lidhura me Mafian, Ndranghetën, Camorra, Sacra Corona, Sinaloa, së paku prej katër vitesh nëper dosjet e partnerëve dhe Prokurorisë së Posaçme, por sërish dy dhallë e një kos, na vjen rezultati nga hetimi zhurmues, i ngadaltë dhe i kontrolluar. Opozita ka denoncuar dosje voluminoze, duke dëshmuar hapur për vjedhjet e pronës, taksave e pasurisë publike.

Organizata Kriminale Elektorale e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj, është më së shumti në qeli, pjesa tjetër në hetim, e pandehur, në prag arresti. Pak vite më parë tek lexoja e publikoja një dosje të një tenderi të shkuljes së palmave e mbjelljes së pishave në aksin Kamëz-Kashar, brenda një ditë-nate kompanisë “Fusha” i ishte dhënë një tender prej 3.2 milionë eurosh, e brenda një jave në dhjetor dy ditë pa mbyllur viti, i ishin kaluar edhe paratë në arkën e saj si punëmbaruar. Ndonëse kompania nuk kishte këtë target biznesi. Aty u ble një fidan pishe Pinea 3 metër me vlerë 6 milionë e 375 mijë lekë. Në treg në rastin më të shtrenjtë nuk kalonte 1 milionë lekë. Prokuroria bëri sikur hetoi e gjykata sikur e pushoi e Veliaj nuk shkoi as në pyetje as seancë duke shpërfillur dhunshëm drejtësinë. Raste tenderash të tillë ajo bashki me atë kryetar ka plot e prokurorë pa këllqe për t'i hetuar ka po plot. Tani krimi ka privatizuar Bashkinë më të madhe në vend, SPAK lë në detyrë të akuzuarit duke ndihmuar në prishjen e hetimit pengimin e drejtësisë.

Publiku ushqehet me barcoletat e Ramës kur e heq nga foto festash duke shpresuar se Prokuroria ka marrë leje ta marrë të pandehur. Kjo është varësi. Mungesë ulëritëse pavarësie. Arrestimi Erion Veliajt është gjysëmarrestim i Edi Ramës. Kjo lidh SPAK e sidomos tani me Komisionin kontrollues të Fatmir Xhafës i cili duke mbrojt Erion Veliajn, mbron vartësin e tij ish shefin e lejeve të ndërtimit drejtorin e zyrës së urbanistikës dhëndërrin e tij Ditjon Baboçin i larguar së fundmi pas nisjes së stuhisë penale në Bashkinë e Tiranës. Sepse aty dalin dhe lejet e shumta të "Arlis" Armand Lilo tjetër rreth familjar i Xhafës. SPAK po e komprometon veten duke zvarritur aq gjatë e amnistuar së paku 6 dosje mafioze të Bashkisë lidhur me Qeverinë

Inceneratorët

5D

Tirana DC

Ndrangheta ndërtimet

Eco Tirana

Teatri Kombëtar për të cilën ka vendim të pazbatuar të Gjykatës Kushtetuese.

Është edhe biznesi i bashkëshortes Ajola Xoxe, me zyra në kullën e Kostas, ku u shtuan 5 kate dy vitet e fundit, e akuzuar për pastrim parash. Edhe i vëllai Arbër Veliaj është në hetim pasuror me kryebashkiakun.

Dhe ky hetim lidhet domosdoshmërisht me një procedim penal. Dhe hetimi pasuror për funksionarët publikë dhe personat e lidhur, është derivat i ligjit Antimafia.

A kanë shërbyer dhe po përdoren paratë e vjedhura të këtyre dosjeve për lobingje në USA e BE për të shpëtuar Veliajn?!

A janë hetuar veprimet e tij jashtë vendit?!

Prokuroria të mos ndjekë agjendën politike. Të mos hetojë sipas humorit të Edi Ramës. As sipas komisionit të Fatmir Xhafës.

SPAK ka premtuar të merret me krimin elektoral të shumë dosjeve që ka të vjetra e të reja. Veliaj dhe Bashkia janë megadosja kriminale elektorale. 184 u amnistua se aty ishin ministra deputetë dhe KM Rama. 339 u shkërmoq aty ishin bandat elektorale. Revanshi pjesa e tretë e Metamorfozës ardhur nga Sky-encro është një 339 e zgjeruar. Të njëjtët të pandehur të lirë në dosjen e parë akuzohen tek e dyta.

Nëse po amnistohet kjo pafundësi vjedhjesh, dhe koha për të bindur po skadon, atëherë Drejtësia e Re është Kryevjedhja më e madhe, grabitësja e zgjedhjeve për llogari të mazhorancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco